Ishte kënaqësi të ishim pjesë e inaugurimit të Premium Business Club, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Hidroing-DK
Established in 2001, Hidroing-DK is an independent Engineering & Consulting Company. Our success is built on long-lasting relationships and repeat business.
Hidroing's experts provide services in the fields of Water, wastewater and Environment, Spatial and Urban Planning, Architecture to various public entities, and the private sector as well. We specialize in Water, wastewater, Environment, Spatial and Urban Planning, and Architecture. Our team of passionate engineers and specialists is committed to improving local and international environmental con
24/12/2025
Teksa po e përmbyllim një vit të suksesshëm, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për besimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj gjatë këtij viti.
Me këtë frymë, po hyjmë në vitin e ri me motivim të ri, dhe me mundësi e sfida të reja përpara.
Gëzuar Krishtlindjen dhe një Vit të Ri të mbarë, të shëndetshëm dhe të suksesshëm.
As we close a successful year, we would like to express our sincere gratitude for the trust, collaboration, and commitment shared throughout the year.
In this spirit, we are entering the new year with renewed motivation and with new opportunities and challenges ahead.
We wish you a Merry Christmas and a prosperous, healthy, and successful New Year.
23/12/2025
Faleminderit për një vit të mrekullueshëm 🥂
04/11/2025
Sot është një ditë e veçantë për ne në Hidroing-DK!
Kemi arritur të certifikohemi me ISO 14001 dhe ISO 45001, duke vazhduar gjithashtu standardin ekzistues ISO 9001.
Këto certifikime për ne nuk janë vetëm dokumente – ato tregojnë mënyrën se si punojmë dhe kujdesemi:
• për një mjedis pune më të shëndetshëm dhe të sigurt,
• për operim të qëndrueshëm dhe me përgjegjësi,
• dhe për cilësi të vazhdueshme në çdo projekt që ndërmarrim.
Një falënderim i veçantë për Greta Kazia (OEGJK-KDWV) dhe Marigona Krasniqi (OPSCOMPLIX) për mbështetjen, profesionalizmin dhe gjithë punën e bërë bashkë gjatë procesit të trajnimit dhe auditimeve të brendshme.
Kjo arritje i përket ekipit tonë — të gjithëve pa përjashtim.
Vazhdojmë përpara, më të fortë, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. 💚🤝
25/09/2025
🚧 Muri Mbrojtjes nga Përmbytjet në Gjakovë drejt finalizimit 🌊
Me krenari ju njoftojmë se muri mbrojtës 570 metra pranë Impiantit të ri të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë është afër përfundimit.
Në partneritet me BSR SRP Schneider & Partner Ingenieur-Consult GmbH dhe financimit nga KfW Development Bank, projekti është zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë teknologji moderne për stabilizimin e tokës, shtresat gjeotekstile dhe strukturat e gabionëve për mbrojtje nga prurjet e mëdha ujore.
Ky investim jo vetëm që mbron impiantin, por garanton edhe siguri afatgjate për komunitetin dhe kontribuon në mbrojtjen e mjedisit në rajon. 🌍💧
Inxhinieri
03/06/2025
Me kënaqësi ju informojmë se Eta Morina, Drejtoreshë Menaxhuese e Hidroing-DK, është zgjedhur anëtare e bordit të KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung.
Njëkohësisht, urojmë Presidentin, Nënkryetarin, Thesaristin dhe të gjithë anëtarët e rinj të bordit të sapozgjedhur.
Jemi të bindur se përbërja e re e bordit do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
Yll Dushi zgjedhet President i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK)
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka zgjedhur Bordin dhe Presidentin e ri të Bordit në Kuvendin e 14-të të Anëtarëve, ku morën pjesë afro 100 përfaqësues të bizneseve anëtare të organizatës.
Këto zgjedhje shënojnë një kapitull të ri për OEGJK-në, organizatë roli i së cilës vazhdon të jetë i rëndësishme në promovimin e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimit dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
Bordi i ri OEGJK-së tani ka përbërjen vijuese:
- Yll Dushi, President Bordi;
- Moritz Remé, Zv. President Bordi;
- Driton Hapçiu, Theasarist;
- Kristian Kabashi, Anëtar Bordi;
- Kushtrim Grainca, Anëtar Bordi;
- Aris Abdullahu, Anëtar Bordi;
- Eta Morina, Anëtare Bordi.
Presidenti i ri i Bordit, Yll Dushi, Drejtor Gjeneral i OneFor, me përvojë të gjatë pune në sektorin bankar dhe financiar, pas emërimit të tij, ai u shpreh:
“Jam i nderuar që jam zgjedhur President i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ky rol përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella mes Kosovës dhe Gjermanisë. Me padurim pres të bashkëpunoj ngushtë me anëtarët tanë, partnerët dhe institucionet për të mbështetur një mjedis biznesor dinamik dhe me vizion të qartë për të ardhmen”.
Gjatë Asamblesë, Drejtori Ekzekutiv i OEGJK-së, Besnik Vasolli, prezantoi objektivat dhe strategjitë e reja të organizatës si dhe theksoi rolin thelbësor të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke e cilësuar atë si një urë të besueshme që lidh vizionet strategjike të dy ekonomive.
Anëtarët e deritashëm të bordit u nderuan me mirënjohje për kontributin e tyre dy-vjeçar në arritjen e objektivave strategjike.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka rreth 200 anëtarë dhe është një organizatë që promovon bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin ndërmjet bizneseve gjermane dhe kosovare.
30/03/2025
Gëzuar Bajramin nga Hidroing-DK🎊
Urojmë që kjo ditë t'ju sjellë paqe dhe harmoni në familjet tuaja!
27/12/2024
Momente te bukura se bashku 🎊
24/12/2024
Teksa përmbyllim një vit të suksesshëm, presim me entuziazëm mundësitë dhe sfidat që do të sjellë viti i ri. Jemi thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë të besuar për mbështetjen e tyre përgjatë këtij rrugëtimi.
Urojmë secilin prej jush që të kaloni festa të mrekullueshme dhe shumë suksese në vitin 2025.
As we close the chapter on a successful year, we are excited for the opportunities and challenges that the new year will bring. We are deeply thankful to our trusted partners and collaborators for their support throughout our journey.
Wishing you joyful holidays and a prosperous 2025 filled with growth and achievement!
09/10/2024
Sot, kujtojmë drejtorin tonë Nebih Morina, 13 vjet pas vdekjes së tij, me respekt të thellë dhe kujtime të përzemërta. Nebihu ishte më shumë se thjesht një udhëheqës i kompanisë—ai ishte një njeri i vërtetë me një shpirt të madh, duke na udhëhequr me mirësjellje, integritet dhe një vizion që frymëzonte të gjithë ata që e rrethonin. Edhe pse Nebihu nuk është më me ne, prania e tij ende ndihet, dhe udhëheqja e tij mbetet një shembull i ndritshëm për të gjithë ne.
Nebihu na mungon shumë, por trashëgimia e tij vazhdon të formësojë punën tonë çdo ditë.
29/04/2024
Faza e hulumtimeve gjeomekanike është me rëndësi pasi fokusohet në vlerësimin e konsistencës së dheut, strukturës dhe niveleve të ujërave nëntokësorë, të cilat janë faktorë thelbësorë për fazën e projektimit.
19/04/2024
Më datën 5 prill 2024, HIRDOING dhe SRP me sukses mbajtën punëtorinë për raportin fillestar të projektit "Appropriate Urban Development: Sewage Prishtina project, including Sewage I/II". Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për sektorin e ujërave në Kosovë, por gjithashtu shënon një avancim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së ambientit.
Përfaqësues nga KfW Development Bank, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Graçanicës dhe palët e tjera të interesit u mblodhën për të diskutuar për ecurinë e projektit.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rr. Lord Bajron (Derin Residence) Bll. 1. Lok. 3
Pristina
Opening Hours
| Monday | 08:30 - 16:30 |
| Tuesday | 08:30 - 16:30 |
| Wednesday | 08:30 - 16:30 |
| Thursday | 08:30 - 16:30 |
| Friday | 08:30 - 16:30 |