Fintax
tax.accounting.finance
05/04/2022
🔴Më shumë rreth rimbursimeve🔴
01/04/2022
Urime muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërim të lehtë.
FINTAX Experts !
20/02/2022
ATK nga ky vit ka nis një aktivitet të ri për mbledhjen e tatimeve !
Edhe qytetarët sikur bizneset, deri më 31 mars do të jenë të detyruar të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale në ATK.
Pra, qytetarët të cilët realizojnë të ardhura nga aktivitet e ndryshme me burim brenda vendit apo jashtë vendit, por njëkohësisht edhe fitimet kapitale që mund të kenë realizuar në të kaluarën e që do të realizojnë edhe në vijim, atëherë duhet të paguajn tatimet mbi bazën e fitimeve që ata kanë realizuar!
ATK-ja detyron edhe qytetarët të bëjnë deklaratën tatimore për të ardhurat personale deri më 31 mars Tatimore e Kosovës(ATK) nga ky vit ka nis një aktivitet të ri për mbledhjen e tatimeve për buxhetin e shtetit. Edhe...
19/02/2022
ATK ndryshon afatet e deklarimit dhe pagesës së Tatimeve dhe Kontributeve!
17/02/2022
Fintax ju uron festën e Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰
28/01/2022
1 milion euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë nga BE-ja Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkroi një paketë të asistencës teknike prej 1 milion euro, e financuar nga Bashkimi Evropian, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë. NVM-të lokale tani mund...
Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosovës
Gjobat mundë të paguhem me vetëm 50% , nëse paguhen brenda 15 ditëve
Të nderuar tatimpagues,
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se ka aprovuar Rregulloren e brendshme të ATK nr. 01/2022 mbi Përcaktimin e procedurave për funksionimin e Njësive organizative për Gjoba dhe Ndëshkime (ZGjoNA), e cila fillon të zbatohet nga data 01.02.2022.
Ndër të tjerash, me këtë Rregullore janë përcaktuar edhe procedurat pas vendimmarrjes nga ZGjoNA.
Bazuar në këtë Rregullore, tatimpaguesit ndaj të cilëve ZGjoNA shqipton gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës.
Në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e hyrjes në fuqi të Vendimit nga ZGjoNA, tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur.
Tatimpaguesi i cili nuk paguan gjobën prej pesëdhjetë përqind (50%) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh, obligohet të paguaj gjobën prej njëqind përqind (100%) të shumës së përcaktuar me Vendim nga ZGjoNA.
Të drejtën për të përfituar nga pagesa e gjobës vetëm prej pesëdhjetë përqind (50%) e kanë të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga data 01.02.2022.
Administrata Tatimore e Kosovës
04/11/2021
Masa për Rimëkëmbjen ekonomike:
📍Masa 2.1.2. Mbështetja e bizneseve të grave
Të gjitha gratë që kanë në pronësi biznese, dhe që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë investive deri në 20% të kryegjësë, pavarësisht sektorit në të cilin operojnë.
Pagesa e subvencionit do të ketë kriteret e njëjta sikurse mbështetja për prodhuesit, pra:
- 15% subvencionohet me rastin kur 70% e kredisë investive është disbursuar, dhe
- 5% subvencionohet me rastin kur shuma ekuivalente është paguar në paga për të punësuarit e rinj (pas zgjerimit të kapaciteteve).
📍Masa 2.1.3. Mbështetja e bizneseve që kanë nevojë për likuiditet
Të gjitha bizneset që kanë nevojë për likuiditet, që të vazhdojnë operimin dhe të mbajnë punëtorët në punë, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë që marrin për nevoja të likuiditetit.
Subvencionimi do të jetë i kufizuar në 10% të kryegjësë, por jo më shumë se 300 euro për punëtor apo 30,000 euro në total.
Aplikimi mund të bëhet njësoj sikurse për prodhuesit, përmes platformës EDI në ATK.
Info !!!!!
Sot u lansua Fondi për Garanci Kreditore.
Fondi prej rreth 60 milion euro ofrohet si mbështetje për ndërmarrjet private dhe ato publike në sektor të ndryshëm, përmes instrumenteve të reja për garanci kreditore, që nënkupton rritjen e përqindjes së garancisë në 80%.
Fondi për Garanci Kreditore është pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike 2020-2021. Me këtë mekanizëm krijohen lehtësi kreditore dhe rritet likuiditeti i kompanive, ndërsa në të njëjtën kohë ulet rreziku kreditor.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the business
Website
Address
Pristina
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |