Capital Compan

Capital Compan

Share

“Capital Company” SH.P.K është kompani e cila fokusohet në ofrimin e shërbimeve në fushën e financave dhe kontabilitetit.

“Capital Company” SH.P.K është kompani e cila fokusohet në ofrimin e shërbimeve në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave për sektorin privat e publik, si dhe për organizata ndërkombëtare. Capital Company ka bashkëpunim me ekspertë e profesionistë të fushës së financave, auditimit, menaxhimit, marketingut, tekonlogjisë, legjislacionit, patundshmërisë, etj.

Është themeluar në Prishtinë s

15/01/2026

📢 NJOFTIM PËR NDRYSHIMET NË PAGËN MINIMALE

Të nderuar klientë,

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin e ri për pagën minimale, i cili do të zbatohet në dy faza gjatë vitit 2026. Ju informojmë për afatet dhe vlerat përkatëse:

📅 Nga 1 janari 2026
✔️ 2.50 € për orë pune
✔️ 425.00 € bruto në muaj (për orar të plotë)

📅 Nga 1 korriku 2026
✔️ 3.00 € për orë pune
✔️ 500.00 € bruto në muaj (për orar të plotë)

Ky vendim ka karakter të detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit dhe zbatimi i tij do të mbikëqyret nga institucionet kompetente shtetërore.

🔎 Ju rekomandojmë që këto ndryshime të merren parasysh në:
• planifikimin financiar,
• përditësimin e kontratave të punës,
• dhe përllogaritjen e pagave për periudhën në vijim.

📞 Për këshillim profesional dhe zbatim korrekt të legjislacionit, Capital Company është në dispozicionin tuaj.

🤝 Capital Company
📊 Kontabilitet & Financa

24/11/2025

Njoftim i rëndësishëm nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)

ATK ka lansuar një iniciativë të re dhe plotësisht digjitale që synon rritjen e vetëdijesimit për kërkimin e kuponëve fiskalë, një praktikë kyçe për formalizimin e ekonomisë dhe luftimin e informalitetit.

Përmes lojës së re shpërblyese, çdo qytetar do të ketë mundësinë të përfitojë duke skanuar kuponin fiskal, i cili së shpejti do të shndërrohet në një shans real për shpërblime.

Kjo nismë është një hap pozitiv drejt transparencës, kontrollit më të mirë fiskal dhe përmirësimit të kulturës tatimore në vend.

Ne i inkurajojmë të gjithë klientët dhe komunitetin tonë të kërkojnë gjithmonë kuponin fiskal dhe të përfitojnë nga mundësitë që kjo platformë e re do të ofrojë.

ATK po sjell një mënyrë të re, të thjeshtë dhe digjitale për me i shpërbly qytetarët!

26/09/2025

Capital Kompani, në bashkëpunim me American Chamber of Commerce in Kosovo dhe Informatika Computers Sh.p.k - RiKont, organizon një trajnim njëditor falas:

“Financat dhe kontabiliteti praktik me softuer”

Ky trajnim parasheh prezantimin praktik të kontabilitetit përmes moduleve kryesore të softuerit Rikont, duke përfshirë:
• Transaksionet e blerjeve dhe sh*tjeve
• Menaxhimin e arkave dhe bankave
• Llogaritë materiale dhe financiare
• Raportet tatimore dhe financiare

📅 Data: 30.09.2025
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
📍 Lokacioni: Zyrat e reja të Odës Ekonomike Amerikane - https://maps.app.goo.gl/Xbq9PQCShd7eAmwX9?g_st=iw
Ligjëruese: MSc. Qëndresa Smajli Gashi

Trajnimi është falas dhe i hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth kontabilitetit praktik përmes softuerit.

ℹ️ Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes emailit: [email protected]

Ju mirëpresim!

Want your business to be the top-listed Accountant in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Arbëria, C3
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00