10/07/2026
"Çdo veprim i kompanisë fillon nga raportet financiare." Fatmir Zymberi nga Scandinavian Living Holding tregon pse.
Shiko videon e plotë 👇
Matching Skills to Jobs - MSJ është projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe implementohet nga Swisscontact.
Accounting as a Tool for Growth | Melita & Partners
Si e shohin kontabilitetin ndërmarrësit në Kosovë?Në këtë video, ...
04/07/2026
Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Sot, kur Amerika feston pavarësinë e saj, ne në Kosovë e ndiejmë këtë festë si pak kush tjetër në botë. Sepse e dimë çfarë do të thotë liria, dhe e dimë kush qëndroi pranë nesh kur na duhej më shumë.
Si anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ne e jetojmë këtë partneritet çdo ditë përmes punës sonë. Çdo biznes kosovar që sot punon me klientë amerikanë është dëshmi e gjallë se besimi i dhënë dikur po kthehet në zhvillim, në punësim dhe në krenari për vendin tonë.
Miqve, klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë amerikanë u shprehim mirënjohjen më të sinqertë. Dyert që na i keni hapur i kemi nderuar me punë, dhe ashtu do të vazhdojmë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Happy 4th of July 🇺🇸
30/06/2026
Si e shohin kontabilitetin ndërmarrësit në Kosovë?
Në këtë video, Melita Ymeraga, Fatmir Zymberi, Kujtim Gjevori, Uragan Alija, Qemajl Pozhegu, Hana Qerimi dhe Arbresha Tuhina ndajnë perspektivën e tyre për një ndryshim të rëndësishëm.
Kalimin nga kontabiliteti si detyrim për taksa, në kontabilitetin si mjet strategjik për rritje, vendimmarrje dhe konkurrueshmëri.
Matching Skills to Jobs - MSJ është projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe implementohet nga Swisscontact.
Accounting as a Tool for Growth | Melita & Partners
Si e shohin kontabilitetin ndërmarrësit në Kosovë?Në këtë video, ...
24/06/2026
Këtë javë u përmbyll edhe testimi i modulit të fundit, duke shënuar përfundimin e testimeve modulare në programin “Nëpunës Kontabiliteti”.
Së shpejti, pjesëmarrësit do të hyjnë në afatin e provimeve të rregullta.
Ky trajnim fasilitohet nga Matching Skills to Jobs - MSJ, projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe implementohet nga Swisscontact.
19/06/2026
Po e përmbyllim javën me përshtypjet e pjesëmarrësve nga programi “Nëpunës Kontabiliteti”.
Për Mirandën, pjesa më e vlefshme e trajnimit ishte zbatimi praktik si dhe njohja me mjete të reja. Ky është edhe qëllimi i programit: të lidhë njohuritë profesionale me praktikat dhe mjetet që kërkohen sot në financa dhe kontabilitet.
Faleminderit Miranda për vlerësimin dhe përkushtimin gjatë trajnimit.
Ky trajnim fasilitohet nga Matching Skills to Jobs - MSJ, projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe implementohet nga Swisscontact.
18/06/2026
Një grup i ri profesionistësh përfundoi me sukses programin “Nëpunës Kontabiliteti” ✅
Këtë javë, përmbyllëm me sukses trajnimin e certifikuar për nëpunës kontabiliteti. Për disa muaj, pjesëmarrësit punuan mbi tema praktike të kontabilitetit, financave dhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale në punën e përditshme profesionale.
Ky program ishte një hap konkret drejt përgatitjes së profesionistëve për një treg pune ku njohuritë digjitale, saktësia financiare dhe përdorimi i teknologjisë po bëhen gjithnjë më të rëndësishme.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin dhe angazhimin!
Ky trajnim fasilitohet nga Matching Skills to Jobs - MSJ, projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe implementohet nga Swisscontact.
10/06/2026
Sot, kishim kënaqësinë të mirëpresim në zyrën tonë, Arek Jaworski, Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore në Certiport, dhe Marko Serafimovski, Drejtor Operativ i Certiadria.
Jemi krenarë të jemi qendër e autorizuar e testimit Certiport për certifikatat QuickBooks, dhe ky takim shënon një hap tjetër drejt sjelljes së mundësive më të njohura ndërkombëtarisht të certifikimit në Kosovë.
Diskutimi ynë u fokusua në avancimin e aftësive të Inteligjencës Artificiale, aftësive digjitale, certifikimit profesional dhe nevojës në rritje për standarde ndërkombëtare të besueshme për studentë, kontabilistë, profesionistë të financave dhe biznese.
Jemi gjithashtu të lumtur të ndajmë se mundësi të reja certifikimi po vijnë së shpejti, duke përfshirë programet e certifikimit Pearson.
Një hap i fuqishëm përpara për zhvillimin profesional, kontabilitetin digjital dhe certifikimin ndërkombëtar në Kosovë.
09/06/2026
Me sukses përfunduam modulin e tretë të programit “Nëpunës Kontabiliteti” 🙌
Gjatë këtij moduli, pjesëmarrësit punuan në bazat e mbajtjes së evidencës tatimore, duke ndërlidhur njohuritë praktike me nevojat reale të tregut të punës.
Hap pas hapi, ky program po i përgatit pjesëmarrësit me aftësi konkrete për kontabilitet, raportim financiar dhe përdorim të teknologjisë në profesion.
Ky trajnim fasilitohet nga Matching Skills to Jobs - MSJ, projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe implementohet nga Swisscontact.
28/05/2026
Pas përfundimit të modulit të dytë, kemi pranuar komentet e para nga pjesëmarrësit e trajnimit 'Nëpunës Kontabiliteti' 😊
Ky trajnim fasilitohet nga Matching Skills to Jobs - MSJ, projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe implementohet nga Swisscontact
25/05/2026
Edukimi i vazhdueshëm profesional për trajnerët e Qendrave të Aftësimit Profesional (QAP) mbetet një nga angazhimet tona kryesore drejt zhvillimit të aftësive praktike për tregun e punës.
QAP-të luajnë rol kyç në përgatitjen e kandidatëve me shkathtësi konkrete dhe të aplikueshme, duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe përmbushjen e nevojave të bizneseve.
Pikërisht në funksion të këtij misioni është zhvilluar trajnimi në kontabilitet me QuickBooks, i orientuar drejt digjitalizimit të proceseve financiare dhe automatizimit të punës.
Përmes këtyre njohurive, trajnerët do të përcjellin tek kandidatët kompetenca që kërkohen realisht nga tregu i punës, duke krijuar vlerë konkrete për punëdhënësit dhe profesionistët e rinj.
Investimi në zhvillimin profesional të trajnerëve është investim direkt në cilësinë e aftësimit profesional dhe në mundësitë për punësim të qëndrueshëm.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe diskutimet profesionale gjatë trajnimit.
Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e projektit "Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.