18/02/2025
💡
Grow Account - Shërbime Financiare
📧 Kontakto për Ofertë në: [email protected] ose
📞044 452 674
18/02/2025
💡
18/02/2025
Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit tuaj
Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Unik Identifikues / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre. Po ashtu, ATK-ja ua rikujton të gjithë personave që zhvillimin e veprimtarisë ekonomike ta kenë në harmoni me Kodin e Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2, si dhe të kenë të hapura llogaritë përkatëse tatimore.
Disa nga tatimpaguesit me veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK-ja u bënë thirrje që të regjistrohen apo përditësojnë të dhënat e tyre sa më parë dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.
Gjithashtu, ATK-ja ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen pikërisht te këto veprimtari, prandaj ju inkurajon që t'i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në mënyrë që të mos bëheni subjekt i ndëshkimeve të përcaktuara me Ligj.
Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.
Regjistrohu, Deklaro dhe Paguaj Tatimet!
Administrata Tatimore e Kosovës
18/02/2025
03/01/2025
Regjistro mallrat në stoqe!
Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri më datë 10 janar të vitit 2025.
Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.
Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës.
Shënimet e regjistrimit të mallrave, përfshijnë treguesit vijues sipas tabelës.
Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.
Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.
Administrata Tatimore e Kosovës
03/01/2025
A po kërkoni një partner të besueshëm për menaxhimin e të biznesit tuaj? 📈
Biznes i vogël apo biznes i madh? GrowAccount ofron shërbime profesionale të menaxhimit financiar! 📊
Fillo vitin mbarë me numrat, fillo me Grow Account!
Kontakto në për bashkëpunim!
20/12/2024
🌐
24/10/2024
Administrata Tatimore e Kosovës ka intensifikuar verifikimet në terren për mallrat që nuk kanë dokumentacion të rregullt 📋. Këto kontrolle kanë për qëllim të luftojnë ekonominë joformale dhe shmangien e detyrimeve tatimore 🚫. ATK po inspekton biznese të ndryshme për të siguruar që çdo mall që qarkullon të jetë i pajisur me faturat dhe dokumentet përkatëse, duke parandaluar kështu kontrabandën dhe evazionin fiskal 💼📊.
Inspektorët e ATK-së janë duke monitoruar me kujdes pikat e sh*tjes, depo dhe mjete në rrugë📦 për të identifikuar çdo rast të dyshimtë të mallrave pa dokumentacion. Çdo biznes që kapet me mallra të pa-dokumentuara mund të përballet me gjoba dhe masa të tjera ligjore ⚖️.
21/10/2024
🔔
16/10/2024
Deklarimi i punëtorëve nuk është vetëm obligim ligjor ⚖️, por edhe një akt moral që siguron të drejtat e tyre dhe të ardhmen përmes kontributeve pensionale 💼💰!
02/10/2024
Fillo partneritet me Grow Account për t'i lehtësuar proceset tatimore! 📊
Pavarësisht nëse jeni një biznes i vogël apo një ndërmarrje e madhe, ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh financiare për nevojat e biznesit tuaj!
✅ Tatime të korporatave dhe B.I.
✅ Tatime në qira/licenca
✅ Tatime në paga dhe pensione
✅ Deklarimi i TVSH-së
✅ Përgatitja e deklaratave tatimore vjetore
Për të marrë një ofertë, na kontaktoni në:
📧 [email protected]
02/10/2024
Zgjidhje të plota financiare për biznesin tuaj! 📊
Me një gamë të plotë shërbimesh kontabiliteti të përshtatura për biznesin tuaj, ju ndihmojmë të menaxhoni financat tuaja me saktësi dhe profesionalizëm:
✅ Regjistrimi i librave kontabël,
✅ Regjistrimi dhe kalkulimi i importeve
✅ Rregullimi i normativave të prodhimit
✅ Regjistrimi i transaksioneve të arkës dhe bankës
✅ Menaxhimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme
✅ Përgatitja dhe regjistrimi i mjeteve themelore
✅ Analiza e pasqyrave financiare
💼 Me ekspertizën tonë financiare, krijojmë bazat për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e biznesit tuaj.
Për të marrë ofertë, na kontaktoni në:
📧 [email protected]
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |