N'Zyre

N'Zyre

Share

Sherbime Kontabiliteti
(Konsulta tatimore)

06/01/2024

Ndryshimet që pritet të ndodhin nga ligji për Administraten Tatimore të Kosovës në vitin 2024!
Ligji ka kaluar në Kuvend dhe pritet të hy në fuqi në vitin 2024:

1. Cdo transaksion mbi njëqind euro (100€) i bërë në mes të personave të përfshirë në aktivitet ekonomik, kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare dhe/ose formave tjera të pagesës në mënyrë elektronike.

2. Çdo punëdhënës duhet të informojë ATK për lidhjen e një kontrate të punës një dite para fillimit të punes së punëtorit. Ky informim bëhet në formen e përcaktuar nga ATK.

3. Çdo pagë që i paguhet të punësuarit, kërkohet të bëhet përmes një institucioni financiar të licencuar.

4. Gjobat lidhur me mos deklarim:
-> 50.00€ për personin fizik afarist, për çdo
deklaratë të pa deklaruar;
-> 150.00€ për personin juridik, për çdo
deklaratë të pa deklaruar;
-> 20.00€ për personin fizik jo afarist, për çdo
deklaratë të pa deklaruar.
-> 150€ çdo person i cili nuk përditëson
informatat siç kërkohet me ligj
-> 150€ çdo person i cili nënshkruan një
deklaratë tatimore në emër të një personi tjetër, i
cili bën një gabim në atë deklaratë.

5. Themelohet Bordi i Ankesave.

6. Të gjithe personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe aktivitete tjera, duhet të dorëzojne në ATK, në mënyre elektronike librin e blerjes dhe librin e sh*tjes,
Personat që janë të regjistruar për TVSH, dorëzojnë librat çdo muaj -Personat tjerë, dorëzojnë librat çdo tre muaj.

7. Kërkesa për kreditim ose rimbursim për një pagesë të tepert të çfarëdo lloji të tatimit mund të dorëzohet brenda tre (3) vitesh nga data kur është paguar tatimi apo kur ka lindur e drejta e zbritjes.

8. Tatimpaguesi mund të dorezoj një ndryshim të deklaratës tatimore, brenda tre(3) viteve pas datës obligative kur deklarata është kërkuar të dorezohet fillimisht, nëse më vonë zbulon gabim në deklaratën tatimore të cilën e ka dorëzuar paraprakisht.

Për çdo paqartësi rreth këtyre ndryshime na kontaktoni pa hezitim në numrat e cekur më poshtë.
Suksese në vitin 2024!

N'Zyre Sherbime Kontabiliteti
(Konsulta tatimore)

Want your business to be the top-listed Accountant in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Pristina
100000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00