19/02/2026
📢 KUJTESË PËR TATIMPAGUESIT – TVSH
Ju rikujtojmë se afati për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së për periudhën mujore është deri më datën 20 të çdo muaji.
📌 Deklarimi realizohet përmes sistemit elektronik të tatimeve E-Deklarimi
⏰ Sigurohuni që pagesa të kryhet brenda afatit ligjor për të shmangur gjoba dhe kamata.
Respektimi i obligimeve tatimore garanton përputhshmëri ligjore dhe stabilitet financiar për biznesin tuaj.
💼 Për mbështetje profesionale në deklarim dhe menaxhim të TVSH-së, jemi në dispozicion.
12/02/2026
📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT ME BORXH TATIMOR
Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore mundëson përfitime të drejtpërdrejta financiare dhe shmang procedurat e detyrueshme të mbledhjes.
Tatimpaguesit që veprojnë me kohë kanë mundësi të aplikojnë për pagesë me këste dhe të përfitojnë nga lehtësimet në vijim:
✔ 70% zbritje të gjobave në rast të pagesës së menjëhershme
✔ 50% zbritje të gjobave përmes marrëveshjes për pagesë me këste
Mosveprimi mund të rezultojë me kalimin e rastit në masa të sforcuara të mbledhjes, përfshirë procedura ligjore. Në këtë fazë, për arritjen e marrëveshjes kërkohet pagesë fillestare prej të paktën 40% të borxhit tatimor.
Veprimi në kohë ju mundëson të shmangni kostot shtesë dhe të përfitoni nga lehtësimet e ofruara.
🔗 Informata të detajuara: https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-borxhlinj-mos-prisni-perfitoni-lehtesime-para-se-borxhi-te-shkoje-ne-procedura
💼 Për asistencë profesionale në strukturimin e pagesës dhe menaxhimin e obligimeve tatimore, kontaktoni Income Gain Solutions L.L.C.
12/02/2026
📢 NJOFTIM PËR BIZNESET QË OPERONË NË EKONOMINË ONLINE / DIGJITALE
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij viti aktivitetet në ekonominë online dhe digjitale do të jenë nën monitorim të veçantë.
Ky proces do të zbatohet përmes metodave dhe mekanizmave të avancuar, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të vendeve që tashmë kanë implementuar me sukses kontrolle në këtë fushë.
🎯 Qëllimi kryesor është:
Sigurimi i përputhshmërisë tatimore
Trajtimi i barabartë i të gjitha aktiviteteve online
Formalizimi i plotë i operimit digjital
Subjektet që nuk i përmbushin obligimet tatimore do të përballen me veprime administrative dhe masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
🔎 Nëse operoni në:
• E-commerce
• Shërbime digjitale
• Marketing online
• Platforma sociale me të ardhura
• Freelancing ndërkombëtar
• Sh*tje përmes marketplace
Sigurohuni që:
✔ Jeni të regjistruar
✔ Lëshoni fatura të rregullta
✔ Deklaroni të ardhurat
✔ Përmbushni obligimet e TVSH-së dhe tatimit në fitim / të ardhura
💼 Income Gain Solutions L.L.C. ju asiston me:
• Regjistrim biznesi
• Këshillim tatimor për ekonomi digjitale
• Strukturim fiskal korrekt
• Deklarime tatimore mujore dhe vjetore
• Audit të përputhshmërisë
Mos prisni inspektimin. Rregulloni dokumentacionin në kohë.
📩 Na kontaktoni për një konsultë profesionale dhe siguri tatimore.
03/02/2026
📢 Njoftim për Tatimpaguesit
Regjistrohu në kohë – Inspektime të shtuara në terren!
Regjistrimi i aktivitetit ekonomik është obligim ligjor dhe shmang pasoja financiare dhe ligjore.
Gjatë inspektimeve, për aktivitetet e paregjistruara do të ndërmerren:
- Regjistrim i detyrueshëm dhe pajisje me Numër Fiskal
- Gjoba dhe sanksione ligjore
✅ Vepro vullnetarisht – regjistrohu në ARBK para se të identifikohesh nga inspektorët.
Për tatimpaguesit e regjistruar:
- Sigurohuni të përditësoni të dhënat në sistemin tatimor për të shmangur probleme të mundshme në të ardhmen.
🔗 Më shumë informata:
https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-dhe-personat-qe-zhvillojne-aktivitet-ekonomik-regjistrohu-ne-kohe-inspektime-te-shtuara-ne-terren/
03/02/2026
📢 Njoftim për Tatimpaguesit që Kërkojnë Rimbursim
Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit që janë në procedurë të rimbursimit, ose që planifikojnë të aplikojnë, se Thesari i Republikës së Kosovës ka funksionalizuar shërbimin digjital për regjistrimin e përfituesve përmes platformës shtetërore e-Kosova.
🔹 Regjistrimi i detyrueshëm në SIMFK:
- Të gjithë përfituesit (bizneset, organizatat joqeveritare, personat fizikë etj.) që realizojnë pagesa përmes Thesarit duhet të regjistrohen në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK).
- Regjistrimet manuale nuk pranohen më dhe nuk do të procedohen.
- Pagesa e rimbursimit nuk mund të ekzekutohet pa regjistrim dhe aprovimin e përfituesit në SIMFK.
- Llogaria bankare e regjistruar duhet të përputhet me atë të deklaruar pranë ATK-së.
- Regjistrimi jo i saktë mund të shkaktojë vonesa në pagesa.
🔹 Manual Udhëzues:
Për lehtësimin e regjistrimit, mund të përdorni manualin udhëzues duke klikuar vegzën e më poshtë:
https://mfpt.rks-gov.net/Thesari/Page/41
💡 Rekomandim: Kryeni regjistrimin në kohë dhe me të dhëna të sakta për të shmangur vonesat në procesin e rimbursimit.