AFAM

AFAM

Share

"AFAM Sh.p.k." is financial company which helps other companies to create and systemize their values and aims.

02/07/2026

Paga minimale në Kosovë bëhet 500 € nga 1 Korrik!

Nga 1 Korrik, ka hyrë zyrtarisht në fuqi faza e dytë e rritjes së pagës minimale në Kosovë. Ky është një ndryshim i rëndësishëm që prek mjedisin e punës, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe kalkulimet e pagave.

⚠️ Njoftim i rëndësishëm për bizneset:
Ngritja e nivelit të pagës minimale NUK ka ndikim në formën e kalkulimit të tatimit në paga. Shkallët e tatimit progresiv të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) mbeten plotësisht të njëjta. Ndryshimi i vetëm është se paga e re kalon automatikisht nëpër këto shkallë ekzistuese.

📊 Pasqyra e Kalkulimit të Ri (për 500 € bruto):
🔹 Paga Bruto: 500.00 €
👵 Trusti Pensional (5%): 25.00 € (nga punëtori) & 25.00 € (nga punëdhënësi)
📐 Baza e tatueshme: 475.00 € (paga bruto minus trusti i punëtorit)

Në AFAM Shpk jemi të gatshëm t’ju mbështesim në çdo hap të këtij tranzicioni. Na kontaktoni për çdo asistencë teknike! 🤝

Photos from AFAM's post 13/06/2026

Nga zyra dhe shifrat, direkt në zemër të Pragës🏰✈️.

Sezoni i tatimeve kërkon përqendrim maksimal dhe shumë energji 📈💻. Pas përfundimit me sukses të kësaj periudhe të ngarkuar me punë e angazhime, ishte momenti i duhur që skuadra e AFAM-it të shkëputej për disa momente relaksi së bashku. 📸🎒

Udhëtimi ynë vjetor (Staff Retreat) në Pragë gjatë muajit Maj na shërbeu fiks për të "mbushur bateritë" 🔋, për të qeshur e për të festuar si një familje e madhe! 😎

Kujdesi për stafin dhe krijimi i një mjedisi ku puna e përbashkët vlerësohet është sekreti i motivimit tonë të përditshëm.

Krenarë për këtë super ekip! 🚀🌟

12/04/2026

⚖️ Vendim i rëndësishëm i Gjykatës Supreme për TVSH-në

Gjykata Supreme e Kosovës, më 01 prill 2026, ka konstatuar paligjshmërinë e disa dispozitave të Udhëzimit Administrativ për TVSH, për shkak të mospërputhjes me Ligjin për TVSH dhe tejkalimit të autorizimit ligjor.

📌 Gjykata ka sqaruar gjithashtu se:
➡️ kompensimet e dëmeve nga sigurimi nuk i nënshtrohen Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), pasi nuk përbëjnë furnizim të tatueshëm.

📊 Ky vendim ka rëndësi të drejtpërdrejtë për trajtimin korrekt tatimor të kompensimeve dhe për sigurinë juridike të tatimpaguesve.

📍 AFAM po analizon ndikimin praktik të këtij vendimi dhe ofron këshillim profesional të specializuar.

07/04/2026

🚀 AFAM po kërkon talent të rinjë!

Nëse je në fillim të karrierës dhe dëshiron të ndërtosh një bazë të fortë në kontabilitet dhe tatime, kjo është mundësia e duhur për ty.

Ne në AFAM ® Sh.p.k. po hapim konkurs për:
👉 2 Praktikant/e – Teknik i Kontabilitetit (me mundësi punësimi)
📍 Prishtinë

💼 Çfarë fiton nga kjo eksperiencë?
• Përvojë reale pune në projekte konkrete
• Trajnim nga profesionistë me eksperiencë
• Zhvillim i shpejtë profesional
• Mbështetje për certifikime (SCAAK, ACCA)
• Mundësi punësimi pas praktikës

📊 Çfarë do të bësh?
• Përgatitje të listës së pagave
• Mbajtje dhe kontroll të evidencave kontabël
• Përgatitje të deklarimeve tatimore
• Raportime dhe analiza sipas nevojës
• Mbështetje në mbyllje mujore dhe vjetore

🎯 Kush mund të aplikojë?
• Studentë të vitit të fundit ose të diplomuar në Ekonomik
• Kandidatë me njohuri bazë në kontabilitet
• Njohuri të gjuhës angleze
• Persona të motivuar për zhvillim profesional

📩 Aplikimi është i thjeshtë:
Dërgo CV-në në: [[email protected]](mailto:[email protected])
(Subjekti: Emri Mbiemri – Praktikant Teknik i Kontabilitetit)

⏳ Afati i fundit: 24 Prill 2026

Mos e humb këtë mundësi për të filluar karrierën tënde në një ambient profesional dhe ambicioz.

Hapi i parë drejt suksesit fillon këtu!

28/12/2025

🌟 Mirënjohje për njerëzit që qëndrojnë pas çdo suksesi 🌟

Një mbrëmje e bukur për të reflektuar, për të qeshur dhe për të vlerësuar atë që ka më shumë rëndësi—ekipin 🤝✨

Faleminderit secilit për angazhimin dhe përkushtimin gjatë gjithë vitit. AFAM ecën përpara sepse ka njerëz të tillë pas saj. Krenar për atë që kemi ndërtuar dhe optimist për atë që vjen më pas 🚀🙌

20/01/2025

📊 Mbyllja e vitit financiar është në dorë të sigurt!
Edhe pse jashtë është ftohtë dhe ngadalësia ndjehet gjithandej, në zyrat tona puna është në kulmin e saj! 🕒💻

Kjo është koha jonë më intensive – sezoni i mbylljes së pasqyrave financiare.
Me përkushtim maksimal dhe orë të zgjatura, sigurojmë që çdo detaj financiar të jetë i saktë, duke përmbushur pritjet e klientëve tanë. ✅✨

💡 Pasioni për profesionalizëm nuk ngadalësohet, as në ditët më të ngarkuara.
👉 Bashkohuni me ne për të mbyllur vitin me sukses!

31/12/2024

AFAM ju falënderon për besimin tuaj gjatë gjithë 2024.
Së bashku do të planifikojmë dhe menaxhojmë sukseset tuaja në 2025!

💼 Le të ndërtojmë arritje të reja së bashku!

25/12/2024

📢 Njoftim për Numërimin e Stokut 📦📋

Të nderuar klientë,

🗓 Me përfundimin e vitit fiskal 2024, ju kujtojmë se sipas LIGJIT NR.08/L-257 PËR ADMINISTRIMIN E PROCEDURAVE TATIMORE, të gjithë tatimpaguesit duhet të bëjnë numërimin e mallrave në stoqe deri më 10 Janar 2025. ✅

📌 Çfarë duhet të përfshijë regjistrimi i stokut?
🔢 Numri (Nr.)
🏷️ Kodi i barkodit
📦 Emërtimi i mallit
📏 Njësia matëse
🔢 Sasia
💰 Çmimi blerës (pa TVSH)
💵 Vlera totale

📂 Ky regjistrim duhet të ruhet në formë elektronike dhe të shtypur 🖨️, dhe të jetë gati për prezantim në rast të vizitës nga Administrata Tatimore.

💡 Për çdo paqartësi ose pyetje, na kontaktoni!

📧 [email protected]
📞 049849584

Faleminderit për bashkëpunimin! 🙌

24/12/2024

📊 Kontabiliteti: Shtylla e suksesit të biznesit tuaj!
Në AFAM, ne e bëjmë menaxhimin financiar më të lehtë për ju! 🧾 Me një ekip ekspertësh dhe zgjidhje të personalizuara, kujdesemi për çdo detaj të biznesit tuaj, duke ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. ✅

💼 AFAM – Partneri juaj i besueshëm financiar!
Na kontaktoni sot dhe le të fillojmë së bashku rrugëtimin drejt suksesit! 📩

27/11/2024

🎉 Black Friday po afron! A jeni të përgatitur për promocionet tuaja?

Promocionet si "Bli një, merr një falas" janë fantastike për të tërhequr klientë, por mund të përballeni me sfida tatimore nëse nuk respektohen rregullat!

📌 Çfarë duhet të dini sipas ligjit tatimor në Kosovë?
👉 Sh*tja duhet të shoqërojë çdo blerje – produktet nuk mund të shpërndahen falas nëse janë blerë për t’u sh*tur.
👉 Produkte “falas”: Nëse nuk regjistrohen si sh*tje apo si shpenzime promocionale sipas ligjit, mund të humbni të drejtën për të zbritur TVSH-në nga blerjet përkatëse.

⚠️ Çfarë rrezikoni nëse nuk veproni sipas rregullave?
• Gjobitje dhe kontrolle nga autoritetet tatimore;
• Rritje të detyrimeve tatimore;
• Rivlerësim të të hyrave dhe shpenzimeve të kompanisë.

💡 Keni pyetje?
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të planifikoni promocionet tuaja në përputhje me ligjin dhe të shmangni komplikimet tatimore!

📩 Na kontaktoni sot!
Sigurohuni që Black Friday-i juaj të jetë i suksesshëm dhe pa probleme!

Want your business to be the top-listed Accountant in Hajvali?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Hajvali

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00