EURO KONT

EURO KONT

Share

EURO KONT ofron konsulenca dhe shërbime të kontabilitetit.

22/02/2026

Seminari në Gjilan
24.02.2026, ora 10:30
Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Salla A-34.

📢 Seminare informuese për tatimpagues

Administrata Tatimore e Kosovës do të organizojë seminare informuese me temë “Deklarimi Vjetor i Tatimeve dhe Raportimi i Pasqyrave Financiare”, me qëllim ofrimin e udhëzimeve praktike dhe sqarimeve lidhur me:

• Deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale dhe të Korporatave
• Kërkesat për raportim financiar sipas Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim

Në këto seminare ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit, bizneset, OJQ-të, kontabilistët dhe qytetarët e interesuar.

📍 Orari dhe lokacionet janë të publikuara në njoftimin zyrtar.

31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri 2026! 🎉

28/11/2025

Urime Dita e Flamurit për të gjithë shqiptarët! ❤️🖤

23/11/2025

ATK evidenton 157 punëtorë të padeklaruar gjatë zbatimit të Planit të Përbashkët Operativ

Administrata Tatimore e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në mbështetje të Planit të Përbashkët Operativ të iniciuar nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Kundër Trafikimit me Njerëz, ka realizuar aktivitete inspektuese në biznese me rrezik të shtuar për trafikim me qenie njerëzore, duke u fokusuar në qendrat e mirëmbajtjes trupore/masazhit dhe objektet e gastronomisë/ lokalet e mbrëmjes me muzikë live.

Plani është zhvilluar në linjë me Strategjinë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2022–2026 dhe ka përfshirë edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) si dhe Inspektoratin e Punës, duke siguruar koordinim të plotë ndërinstitucional.

Gjatë datave 10–14 nëntor 2025, ATK ka angazhuar 30 ekipe inspektuese (60 inspektorë), të cilat kanë realizuar 106 inspektime në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës. Nga këto inspektime janë konstatuar:

• 20 raste të mosfiskalizimit,
• 35 raste të moslëshimit të kuponëve fiskal,
• 157 punëtorë të paregjistruar,
• 1 rast me mall pa dokument,

ATK mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante, duke garantuar profesionalizëm, transparencë dhe trajtim të drejtë të të gjitha bizneseve, me qëllim forcimin e ligjshmërisë, rendit dhe krijimin e një tregu të rregullt, të drejtë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës.

Photos from Administrata Tatimore e Kosovës's post 14/08/2025
Want your business to be the top-listed Accountant in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rr. Halim Orana Nr. 95
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00