22/07/2026
Rimbursimi në kohë lehtëson veprimtarinë e bizneseve.
Gjatë periudhës janar–qershor 2026, ATK ka trajtuar 1,235 kërkesa për rimbursim, ndërsa për 829 kërkesa të aprovuara janë transferuar 28.9 milionë euro.
21/07/2026
NJOFTIM
Inspektorati Qendror i Punës, duke u bazuar në informatën publike të datës 21 korrik 2026 të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lidhur me paqëndrueshmërinë e motit gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim, u bënë thirrje të gjithë punëdhënësëve, e në veçanti ata që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Punëdhënësit duhet të kryejnë kontrollin e pajisjeve dhe mjeteve të punës, ndërsa në mënyrë të veçantë, ata që operojnë në sektorin e ndërtimtarisë duhet të sigurohen për gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në vendpunishte, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve.
21/07/2026
Një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Gjatë periudhës janar–qershor 2026, ATK ka trajtuar për herë të parë kontributet pensionale të mbetura pezull për 216 subjekte, duke mundësuar kreditimin e llogarive të punëtorëve me mbi 5.4 milionë euro.
Sepse çdo kontribut duhet të shkojë aty ku i takon.
20/07/2026
Aplikimi i saktë i normës së TVSH-së është thelbësor për deklarim korrekt të furnizimeve.
Norma e TVSH-së varet nga lloji i furnizimit dhe trajtimi i tij tatimor, prandaj tatimpaguesit duhet të sigurohen që gjatë faturimit dhe deklarimit të zbatojnë normën e duhur.
ATK do të vazhdojë kontrollet për rastet kur norma e TVSH-së nuk aplikohet si duhet.
20/07/2026
Përfituesit e asistencës sociale mund të përdorin llogari bazike bankare pa tarifa
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës njofton të gjithë përfituesit e asistencës sociale se kanë të drejtë të përdorin llogari bazike bankare pa tarifa për shërbimet bazike që lidhen me pranimin e përfitimeve të tyre.
Nëse aktualisht përdorni vetëm shërbime bazike bankare dhe jeni duke paguar tarifë për mirëmbajtjen e llogarisë suaj, ju rekomandojmë që të paraqisni kërkesë në bankën ku e keni të hapur llogarinë për ta konvertuar atë në llogari bazike.
Me konvertimin e llogarisë, ju mund të përfitoni pa pagesë shërbime bazike bankare, si:
- mirëmbajtjen e llogarisë
- tërheqjet e parave nga bankomatët
- pagesat me kartelë,
dhe shërbime të tjera bazike bankare, sipas legjislacionit në fuqi.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës mbetet e përkushtuar që përfituesit e skemave sociale të informohen për të drejtat e tyre dhe të kenë qasje sa më të lehtë në shërbimet financiare.
17/07/2026
NJOFTIM
Për respektim të orarit të punës
Bazuar në Rregulloren Nr.
01/110-04-41197/2019 për Orarin e Punës së Veprimtarive Ekonomike, njoftohen të gjitha subjektet ekonomike se:
1. Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike, në përputhje me Rregulloren Nr. 01/110-04-41197/2019, janë të obliguara ta respektojnë orarin e punës të përcaktuar me këtë rregullore.
2. Të gjitha subjektet që kanë nevojë të
ushtrojnë veprimtarinë e tyre përtej orarit të përcaktuar me Rregulloren Nr. 01/110-04-41197/2019, duhet të pajisen
me PËLQIM në përputhje me nenin 29 të kësaj rregulloreje.
Mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj rregulloreje do ta bëjë Inspektorati i Shërbimeve Publike i Komunës së Gjakovës
17/07/2026
Mbajtja dhe deklarimi i saktë i librave tatimorë kontribuon në transparencë, rregullsi dhe përmbushje të drejtë të obligimeve tatimore.
ATK u rikujton tatimpaguesve që deklarimi të bëhet përmes Sistemit Elektronik EDI, sipas periudhës përkatëse të deklarimit.
15/07/2026
Sot është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim.
Personat fizikë afaristë dhe personat juridikë që bëjnë pagesa për paga, qira, interesa apo shërbime të caktuara, duhet të sigurohen që tatimi në burim të mbahet dhe të deklarohet sipas legjislacionit tatimor.
Përmbushni obligimet me kohë dhe shmangni masat ndëshkuese..
15/07/2026
Regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Sigurohuni që punëtorët e rinj të regjistrohen me kohë dhe që të dhënat e punëtorëve ekzistues të jenë gjithmonë të përditësuara.
Të dhënat e sakta ndihmojnë në shmangien e parregullsive dhe në përmbushjen e obligimeve ndaj ligjit