22/01/2026
Kontabilist Aziz Berisha
Kontabilist i Çertifikuar
22/01/2026
25/10/2025
Saktësia nuk është luks për kontabilistin, është detyrim.
17/10/2025
📚 Transparenca financiare fillon me kontabilitet të saktë.
💼 Na besoni kontabilitetin, që ju të fokusoheni te fitimi!
12/09/2025
💼 A po kërkoni kontabilitet profesional dhe të sigurt?
Me një përvojë shumë vjeçare në Kontabilitet, Financa dhe Auditim, ne ofrojmë:
✅ Regjistrim të bizneseve të reja
✅ Përfaqësim pranë ATK-së
✅ Deklarime mujore & vjetore
✅ Konsulencë financiare dhe tatimore
✅ Shuarje biznesi
📊 Shërbimet tona janë të dedikuara për të ndihmuar biznesin tuaj të kursejë kohë, të ulë rreziqet dhe të përqendrohet në rritje.
📞 Kontakto tani: +383 49 796 795
📍 Zyra: Fushë Kosovë, Rr. Abedin Sogojeva
12/09/2025
Që një biznes të jetë i përgatitur për krizë financiare duhet të ndërtojë disa shtylla sigurie që e bëjnë më të qëndrueshëm edhe në kushte të vështira. Ja disa hapa kryesorë:
1. Rezervat financiare (Cash buffer)
• Mbaj një fond emergjent për 3–6 muaj shpenzime operative.
• Likuiditeti është jetik: më mirë para në bankë sesa vetëm asete jo likuide.
2. Menaxhimi i borxhit
• Mos e mbingarko biznesin me kredi afatshkurtra.
• Strukturo borxhet me këste që përballohen edhe në skenarë me të ardhura më të ulëta.
3. Diversifikimi i të ardhurave
• Mos u mbështet vetëm në një produkt/klient.
• Kërko tregje ose shërbime shtesë për të mos e varur tërë biznesin nga një burim.
4. Kontrolli i kostove
• Identifiko kostot fikse dhe ato që mund të ulen ose shtyhen në krizë.
• Bëj analiza mujore për të parë ku po shkojnë paratë dhe ku mund të kursehesh.
5. Planifikimi financiar & skenarët
• Përgatit “skenarë krize”: çfarë ndodh nëse të ardhurat bien me 20% apo 40%?
• Krijo një plan veprimi për secilin rast.
6. Marrëdhënie me partnerë dhe banka
• Ndërto raporte të mira me furnitorë, klientë dhe banka – në krizë ndihmojnë më shumë ata që të njohin si partner serioz.
• Mundohu të kesh marrëveshje fleksibile për pagesa.
7. Digitalizimi dhe transparenca
• Mbaj evidencë të saktë financiare (raporte mujore, cash-flow statement).
• Sa më i informuar të jesh për shifrat, aq më shpejt mund të reagosh.
8. Sigurimet
• Shiko mundësinë e sigurimit për asete kryesore, përgjegjësi civile, apo edhe humbje biznesi (varësisht sektorit).
Në pak fjalë: rezerva, diversifikim, kontroll i kostove dhe planifikim paraprak janë çelësat e mbijetesës në krizë.
12/03/2025
RAPORTIMI DHE ÇERTIFIKIMI I PASQYRAVE FINANCIAR DERI ME 31.03.2025 PËR VITIN 2024
11/03/2025
Deklaroni të ardhurat dhe paguani tatimet jo më larg se 31.03.2025 per vitin 2024.
Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.
Deklaroni të ardhurat dhe paguani tatimet
Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale.
Për personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK-ja do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.
Andaj, ATK-ja u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e realizuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!
Administrata Tatimore e Kosovës
28/02/2025
Deklaroni edhe të ardhurat nga Kripto Valutat
Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme
Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë Tatimet, në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimet.
Me fokus të veçantë, ATK do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët realizojnë të ardhura nga kriptovalutat.
Detyrimet tatimore për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat, si:
• Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person fizik jo afarist apo Person fizik afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale;
• Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person juridik, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Deklarimi dhe pagesa e tatimit për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, duhet të bëhet sipas normave dhe me formularët si në tabelën më poshtë:
Nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen.
Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimet, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor.
Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!
Administrata Tatimore e Kosovës
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Rr. Abedin Sogojeva
Fushë Kosovë
12000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |