BeeWise

BeeWise

Share

Kontabilitet, këshillim dhe mbikqyrje të investimeve, konsulencë fiskale, raportim financiar, Aud

06/12/2023

8 Dhjetor 2023 ditë e Premte Dita e Rinisë është festë zyrtare në Shqipëri. Ju lutemi t'a merrni parasysh kur të bëni planifikime!

04/04/2023

Tatimpagues,

Administrata Tatimore ju njofton, se duke filluar nga periudha tatimore Mars 2023, librat e sh*tjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen manualisht në format excel nëpërmjet e-Filing, por do të transferohen automatikisht në e-Filing nëpërmjet Fiskalizimit.

KUJDES!

Përpara se te kryeni mbylljen e librave në Portalin Selfcare, duhet të verifikoni të dhënat e transaksioneve dhe të kryeni saktësimet përkatëse.

Librat e sh*tjes dhe blerjes që nuk te mbyllen nga tatimpaguesit deri në datën 10 të çdo muaji, do të dorëzohen automatikisht nga sistemi në datë 11.

Në link 👇 hapat që duhet të ndiqni për dorëzimin e librave të sh*tjes dhe blerjes në portalin SelfCare

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1754/njoftim-per-tatimpaguesit-e-tatimit-mbi-vleren-e-shtuar-transferimi-automatik-i-librave-t-sh*tjes-dhe-blerjes-nga-portali-selfcare-drejt-e-filing

16/02/2023

📌 KUJDES!!!

Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

✅ Badge identifikues (Emër/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)
✅ Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse
✅ Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore i bën 🔈 thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër cituar të mos lejojnë futjen e tyre në ambientet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:

[email protected]

[email protected]

www.shqiperiaqeduam.al

✅ Qendra e Thirrjeve, në numrin e gjelbër: 0800 00 02

03/02/2023

Njoftim i rëndësishëm!

KUJDES!!! ⚠️
Këshillojmë të gjithë Tatimpaguesit:

Duke marrë shkas nga disa raste të vërejtura nga Administrata Tatimore, për diferenca midis Librit të Sh*tjes deklaruar në sistemin e-filing dhe faturave të regjistruara në sistemin e Fiskalizimit, Administrata Tatimore i sjell në vëmendje tatimpaguesve të jenë të kujdesshëm në procesin e deklarimit të Librave duke përfshirë të gjitha Faturat e Sh*tjeve. 📄

Mosdeklarimi i saktë do të sjellë penalitete të mundshme nga Administrata Tatimore.
Nëpërmjet këtij njoftimi Administrata Tatimore i rikujton tatimpaguesve të kenë shumë kujdes në Deklarimet Mujore 💻 për të shmangur penalitetet!

22/09/2022

Te ngjitemi ne JEZERCE 2694m.

Te organizohemi dhe te ngjisim majen me sfiduese te Alpeve, Jezercen. Ngjitja eshte e pershtatshme per persona qe kane kondicion fizik te mire, dhe kane eksperienca te mepareshme te ngjitjeve ne mal.

Ngjitja per ne Jezerce konsiderohet e veshtire teknikinisht dhe fizikisht.

Veshjet duhen te pershtatshme per ngjitje te tilla, bluze me menge te shkurtera dhe gjata, xhup kundra eres, syze, kapele.
Kepucet duhen te jene vetem kepuce qe perdoren per ngjitje ne mal, jo atlete.

02/08/2022
Want your business to be the top-listed Accountant in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rr. Astrit Losha, P300/142, K1N15, Unaza E Re
Tirana