Businesscorner.al

Businesscorner.al

Share

•Accounting & Finance
•Financa të shpjeguara thjesht
•Ligj • Analizë • Strategji
•Për vendimmarrje të sigurta

12/03/2026

Kontollojini ne Selfcare ose ne E_filling…

19/02/2026

🎯 Qëllimi:
🔹 Rritje e transparencës
🔹 Konkurrencë e ndershme për bizneset vendase
🔹 Forcim i mbledhjes së TVSH-së nga shërbimet digjitale

📌 Nëse operon online, kontrollo statusin tënd tatimor për të shmangur penalitetet.

12/02/2026

📉 Kontabiliteti bazik po zëvendësohet.
📈 Kontabiliteti strategjik po vlerësohet më shumë se kurrë.

Hedhja e faturave, regjistrimet manuale, proceset rutinë?
Sot i bën softueri fiskal. Dhe i bën më shpejt.

Por ja ku qëndron diferenca 👇

Bizneset nuk kanë më nevojë vetëm për dikë që “hedh dokumenta”.
Kanë nevojë për dikë që:
• Analizon fitimin real
• Optimizon taksat ligjërisht
• Parashikon cash flow
• Jep këshillë strategjike financiare

🔎 Kontabilisti i së ardhmes nuk është regjistrues.
Është partner në vendimmarrje.

Në 2026, do mbijetojnë jo ata që dinë programin…
por ata që dinë biznesin.

10/02/2026

Xhiro tregon sa para hyjne ne biznea,fitimi tregon sa mbetet.

Një biznes mund të ketë xhiro të madhe, por fitim të vogël ose humbje, nëse shpenzimet janë të larta.

07/02/2026

Paga Bruto vs Paga Neto – çfarë duhet të dini

Paga bruto
Është paga kontraktuale mbi të cilën llogariten të gjitha detyrimet ligjore:
– kontributet e punëmarrësit
– tatimi mbi të ardhurat
– kontributet e punëdhënësit

Paga neto
Është shuma që punëmarrësi përfiton realisht pas zbritjes së detyrimeve nga paga bruto.

Gabimi më i shpeshtë në biznes:
👉 Paga bruto ngatërrohet me koston reale të punonjësit.

Pse ka rëndësi për biznesin:
– Planifikim i saktë i buxhetit të pagave
– Vendimmarrje e drejtë për rritje page
– Shmangie surprizash në cash flow
– Transparencë në negociatat me stafin

06/02/2026

📌 1. Paqja fiskale 2026 – ndryshime të mëdha për individë dhe biznese

📌 2. Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale (2025)

📌 3. Ligjet e reja për pronësinë industriale (2025)

📌 4. Ligji i ri mbi tatimin mbi të ardhurat (prej 2024/2025)

📌 5. Rritje e pagës minimale dhe ndikimi fiskal (2026)

゚viral

05/02/2026

1️⃣ Mosdeklarimi ose deklarimi me vonesë

Deklarata e TVSH-së për Janarin dorëzohet më 20 Shkurt, biznesi e dorezon ne 25.
➡️ Gjobë + kamatëvonesë, edhe nëse s’ke TVSH për të paguar.

2️⃣ Mosdeklarimi i listëpagesës në afat

📅 Afati: deri më 20 të muajit pasardhës

Psh:
Listëpagesa e Janarit dorëzohet më 23 Shkurt.
➡️ Gjobë + kamatëvonesë, edhe nëse pagat janë paguar në kohë.

3️⃣ Mospërputhje mes bankës dhe deklarimeve

Shembull:
Në bankë hyjne 1.500.000 lekë, në deklaratë ke raportuar 900.000.
➡️ Tatimet e quajnë të ardhur të fshehur
➡️ Tatim + gjobë + interes.

💣 Kjo është ndër më të shtrenjtat.

4️⃣ Pagesa pagash “në të zezë”

Raste nese punonjësi është i siguruar me pagë minimale, por merr më shumë në dorë.
➡️ Kontroll →
➡️ Rillogaritje sigurimesh + gjobë e madhe.

5️⃣ Mosdeklarimi i tatimit në burim

Shembull:
Paguan qira, shërbime freelanceri, honorare – por s’mban tatim në burim.
➡️ Tatimi e kërkon nga ty, jo nga personi që pagove.

6️⃣Gabime në deklaratën e tatim-fitimit

Shembull:
Fut shpenzime personale si shpenzime biznesi (karburant, udhëtime, telefona pa lidhje).
➡️ Tatimet i nxjerrin jashtë
➡️ Rritet fitimi
➡️ Tatim + penalitete.

04/02/2026

👤 Person Fizik (PF) – kur i vetepunesuar & në fillim

E zgjedh kur:
• Je vetëm (freelancer, konsulent, online services, dyqan i vogël)
• Ke xhiro të vogël / mesatare
• S’ke shumë shpenzime formale
• Do fleksibilitet dhe pak letra

Perfitimet:
• Hapje e lehtë & e shpejtë
• Kosto më të ulëta
• Administrim më i thjeshtë
• Fitimi eshte i yti direkt

Disavantazhet:
• Përgjegjësi personale (rrezikon pasurinë tënde)
• Më pak “kredibilitet” për banka / klientë të mëdhenj
• Kur rritesh,te sjell pengesa ne zgjerimin qe do te kesh

👉 Ideale për fillim, testim tregu, i vetepunesuar, biznes.

🏢 SHPK – kur do të rritesh seriozisht

E zgjedh kur:
• Ke ose parashikon xhiro më të madhe
• Ke ortakë ose do investitorë
• Do kontrata serioze
• Do ta ndash biznesin nga jeta personale

Perfitimet:
• Përgjegjësi e kufizuar (jo pasuria personale)
• dukesh më “me peshe” ne treg
• Më i përshtatshëm për rritje & zgjerim
• Mundësi më të mira financimi

Kundër:
• Më shumë kosto
• Procedura më formale
• Administrim më i ngarkuar

👉 Ideale për biznes afatgjatë, rritje, ekip, investime.

03/02/2026

💸 Cash flow: pse biznesi duket “në rregull”, por s’ka lekë

Shumë biznese në Shqipëri thonë:

“Kam xhiro, kam fitim… po s’kam lekë në arkë ”

Kjo ndodh sepse fitimi eshte ndryshe nga parate në dorë.

1️⃣ Fitimi është në letër, jo në xhep
Ti ke lëshuar fatura → ke të ardhura në bilanc
Por klientët nuk kanë paguar ende pra Lekët janë te klienti, jo te ti
👉 Në bilanc dukesh mirë
👉 Në realitet s’ke cash për paga, qira, tatime

2️⃣ Shpenzon sot, paguhesh nesër
• Paguan furnitorë
• Paguan punonjës
• Paguan shtetin
Por klienti të paguan pas 30–60–90 ditësh
📉 Cash flow negativ edhe me xhiro të lartë

3️⃣ Stoku ti merr parate (në heshtje)
Mall i blerë = para të bllokuara
Nëse stoku rri në magazinë:
• nuk është fitim
• nuk është cash
👉 Është para e ngrirë

4️⃣ Investime pa plan
Makineri, pajisje, makina, zyra…
Të gjitha duken “rritje biznesi”, por:
• cash del menjëherë
• kthimi vjen ngadalë
📉 Cash flow shkon në minus

5️⃣ Tatimet nuk presin
Edhe nëse:
• s’ke arkë
• klienti s’të ka paguar

💣 Tatimet & sigurimet kanë afat fiks

🔴 Shenjat që ke problem me cash flow
• Paguash paga me vonesë
• Shtyn detyrime tatimore
• Merr borxhe për shpenzime bazë
• Fitim në bilanc, zero në bankë

✅ Çfarë duhet të bëjë një sipermarres i zgjuar ne kete rast

✔ Të ndjekë cash flow, jo vetëm fitimin
✔ Të ketë afate pagese të qarta
✔ Të mos rritet më shpejt se sa e përballon cash-i
✔ Të kuptojë numrat, jo vetëm t’ia lerë kontabilistit

📌 Biznesi nuk falimenton nga mungesa e fitimit,
por nga mungesa e parasë në kohën e duhur.

31/01/2026

Te mesosh finance dhe te dish mbi taksat dhe tatimet e vendit ku jeton esht domosdoshmeri…

26/01/2026

📌 DIVA – Afati deri në 31 Mars 2026

📄 Çfarë është DIVA?
Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është detyrim ligjor për individët që kanë realizuar të ardhura gjatë vitit 2025.

👤 Kush duhet ta plotësojë?
✅ Persona me më shumë se 1 punëdhënës
✅ Persona me të ardhura nga qiraja
✅ Persona të vetëpunësuar (NIPT person fizik)
✅ Persona me të ardhura nga jashtë Shqipërisë
✅ Persona që kërkojnë rimbursim tatimi

❌ Nuk plotësohet nëse ke vetëm 1 punëdhënës dhe pa të ardhura të tjera.

🧾 Çfarë deklarohet?
– Paga
– Qira
– Të ardhura nga shërbime
– Dividentë, interesa
– Të ardhura nga jashtë
👉 Të gjitha deklarohen BRUTO

🗓 Afati i fundit:
⏰ 31 Mars 2026

⚠️ Mosplotësimi në afat sjell:
– Gjobë
– Kamatëvonesë
– Probleme me administratën tatimore

💡 Këshillë: Mos e lini për ditët e fundit — kontrolloni të ardhurat dhe dokumentacionin në kohë.

Want your business to be the top-listed Accountant in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Tirana