Fatos Geci

Fatos Geci

Share

-Member of Parliament of Kosovo
-PhD in International Economics & Finance đŸ‡«đŸ‡·đŸ‡œđŸ‡°
-Traveler ✈ Fatos Geci ka lindur mĂ« 29.02.1988 nĂ« Skenderaj.

Shkollimin fillor e ka pĂ«rfunduar nĂ« vendlindje. Shkollimin e mesĂ«m e ka vazhduar nĂ« PrishtinĂ« nĂ« gjimnazin “Sami FrashĂ«ri”. Studimet universitare themelore i ka pĂ«rfunduar nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s “Hasan Prishtina”, Fakulteti Ekonomtik nĂ« drejtimin Banka Financa dhe Kontabilitet. Pas pĂ«rfundimit tĂ« suksesshĂ«m tĂ« studimeve themelore me mesatare te lartĂ« menjĂ«herĂ« ka vazhduar studimet master n

23/07/2026

MĂ« 1 gusht, nĂ« ora 20:00, takimi ynĂ« me mĂ« tĂ« dashurit tanĂ« mĂ«rgimtarĂ«t. Ju duaâ€ïžđŸ‡œđŸ‡°

Photos from Fatos Geci's post 04/07/2026

Urime 4 Korriku, Amerikë!

PĂ«r shumicĂ«n e njerĂ«zve kjo Ă«shtĂ« festa e lirisĂ« sĂ« njĂ« kombi tĂ« madh. PĂ«r mua dhe pĂ«r shumĂ« shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«s, Ă«shtĂ« edhe dita pĂ«r t’i thĂ«nĂ« faleminderit vendit qĂ« besoi te liria jonĂ« kur bota po na shikonte me ankth.

Amerika nuk ishte vetëm mike e Kosovës. Ajo u bë zëri i drejtësisë, mburoja e lirisë dhe shpresa e një populli që ëndërronte të jetonte i lirë. Falë përkushtimit dhe mbështetjes së saj, Kosova sot qëndron krenare si shtet i pavarur.

MirĂ«njohja ime Ă«shtĂ« edhe mĂ« personale. Dy fĂ«mijĂ«t e mi kanĂ« nderin tĂ« jenĂ« shtetas amerikanĂ«. PĂ«r mua kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« shtetĂ«si, por njĂ« trashĂ«gimi e vlerave tĂ« lirisĂ«, demokracisĂ«, mundĂ«sive dhe dinjitetit njerĂ«zor. ËshtĂ« njĂ« bekim qĂ« ata tĂ« rriten duke i pĂ«rkitur edhe vendit qĂ« i dha aq shumĂ« popullit tim.

Amerikë, faleminderit që i qëndrove pranë Kosovës në ditët më të vështira. Faleminderit që u bëre simbol i shpresës për ne. Dhe faleminderit që je pjesë e historisë së familjes sime.

Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën! Uroj që miqësia jonë të mbetet e përjetshme, e ndërtuar mbi lirinë, respektin dhe mirënjohjen.

GĂ«zuar 250-vjetorin e PavarĂ«sisĂ«, AmerikĂ«! đŸ‡șđŸ‡žđŸ‡œđŸ‡°

29/06/2026

20 vjet nga vrasja politike e djalit të dajës tim. Kanë kaluar dy dekada, por për mua koha nuk e ka zbutur aspak dhimbjen. Trauma mbetet po aq e freskët, sikur gjithçka të kishte ndodhur dje.

Me Liridonin u rritëm bashkë. Jetuam bashkë, fjetëm në të njëjtën shtëpi, ndamë çdo gëzim e çdo vështirësi. Ishim pothuajse në të njëjtën moshë dhe për mua ai nuk ishte vetëm djali i dajës, por si një vëlla.

Pas luftës, me idealizëm dhe besim, adhuronim LDK-në dhe Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugovën. Në zemër të Drenicës vendosnim posterët e tij, pa menduar se bindjet tona politike do të na kushtonin kaq shtrenjtë. Urrejtja ndaj nesh u rrit deri në atë pikë sa më 29 qershor 2006, nga dora kriminale e njerëzve që kryen shume krime tjera ndaj personave të vyer e të pafajshëm, u vra në mënyrë mizore edhe Liridoni. Ai ishte vetëm dy muaj larg ditëlindjes së tij të 20-të. Një jetë e re u ndërpre padrejtësisht, duke lënë pas një plagë që nuk është mbyllur kurrë.

DajĂ«t e mi ishin ndĂ«r luftĂ«tarĂ«t e parĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« rreshtuar pas Komandantit Suprem tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Dr. Ibrahim Rugova. Pas vdekjes sĂ« tij, nĂ« vitin 2007, ata vazhduan angazhimin e tyre politik duke iu bashkuar VetĂ«vendosjes.

Sot, pas 20 vitesh, ata qĂ« dikur hynin e dilnin nga njĂ« parti nĂ« tjetrĂ«n, sot na quajnĂ« “mbetje”. Por ne nuk do tĂ« heshtim. Sa herĂ« qĂ« tĂ« kĂ«rkohet drejtĂ«si, do ta ngremĂ« zĂ«rin. Nuk do tĂ« frikĂ«sohemi dhe nuk do tĂ« ndalemi derisa tĂ« zbardhet e vĂ«rteta dhe tĂ« vihet drejtĂ«sia nĂ« vend.

Liridon, më mungon çdo ditë. Mungesa jote është një dhimbje që nuk shuhet kurrë. Lutem për shpirtin tënd dhe shpresoj që një ditë të ritakohemi në botën tjetër.

U prehsh në paqe! Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona.

24/06/2026

NjĂ« sqarim rreth UÇK-sĂ«, pasi u bĂ« propagandĂ« kinse jam kundĂ«r UÇK-sĂ«. NĂ« fakt, jam njĂ« nga admiruesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« 10–15 mijĂ« luftĂ«tarĂ«ve tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« UÇK-sĂ«. Ajo qĂ« kundĂ«rshtoj janĂ« dhjetĂ«ra mijĂ«ra tĂ« tjerĂ« qĂ«, nĂ« emĂ«r tĂ« UÇK-sĂ«, na vjedhin dhe na plaçkitin çdo ditĂ« pĂ«rmes parave tĂ« taksave tona.

Para disa viteve me 5 mijĂ« euro sigurohej statusi i veteranit, ndĂ«rsa me 10 mijĂ« euro ai i invalidit tĂ« luftĂ«s, pa e parĂ« kurrĂ« luftĂ«n me sy. Prandaj, jam kundĂ«r kĂ«tyre matrapazĂ«ve qĂ« keqpĂ«rdorin emblemĂ«n e shenjtĂ« tĂ« UÇK-sĂ« pĂ«r pĂ«rfitime personale, e jo kundĂ«r luftĂ«tarĂ«ve tĂ« vĂ«rtetĂ« qĂ« sakrifikuan pĂ«r lirinĂ« e vendit.

23/06/2026

PDK Ă«shtĂ« themeluesja e krimit, korrupsionit dhe hajnisĂ«. NĂ«se do ta pĂ«rkthenim fjalĂ«n “hajni” dmth PDK.

Rinumërimi në PDK e heq një hajdut dhe e fut një hajdut tjetër; domethënë, secili më hajnë se tjetri. Në të njëjtën vijë është edhe dega më e madhe e PDK-së, e quajtur LDK.

Photos from Fatos Geci's post 23/06/2026

Me të vërtetë, Londra qenka një New York i vogël, por shumë amo shumë larg New Yorkut të vërtetë!

21/06/2026

😍

Photos from Fatos Geci's post 20/06/2026

NĂ« Londren e kuqe sikurse ngjyra e fitores ❀

16/06/2026

Bastioni im quhet MERGATE. Shihemi nĂ« LegjislaturĂ«n e 11-tĂ«. Faleminderit! ❀

15/06/2026

MĂ«rgata ime❀

Want your business to be the top-listed Accountant in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address

Pristina
10001