Kontabiliteti i biznesit "MS Financa"

Kontabiliteti i biznesit "MS Financa"

Share

Kompania “Financa MS” është krijuar nga profesionistët e licencuar të fushës së kontabilitetit.

11/02/2026

📢 Njoftim për tatimpaguesit me borxh tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore sjell përfitime konkrete.

Nëse veproni me kohë, mund të aplikoni për pagesë me këste dhe të përfitoni:

✔ 70% zbritje të gjobave me pagesë të njëhershme
✔ 50% zbritje të gjobave me marrëveshje me këste

Mosveprimi mund të çojë në transferimin e rastit në masa të sforcuara të mbledhjes, përfshirë procedura ligjore. Në këtë fazë, për lidhjen e marrëveshjes kërkohet pagesë minimale prej 40% e borxhit tatimor.

Veproni me kohë për të shmangur pasoja dhe për të përfituar lehtësimet e ofruara.

🔗 Më shumë informata:
https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-borxhlinj-mos-prisni-perfitoni-lehtesime-para-se-borxhi-te-shkoje-ne-procedura/

Photos from Administrata Tatimore e Kosovës's post 11/02/2026
08/10/2025

Mbani dokumentacionin sipas Ligjit

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjitha veprimtarive ekonomike se janë të obliguara që të mbajnë librat dhe regjistrimet ashtu siç kërkohet me legjislacionin tatimor.

Veprimtaritë ekonomike, të cilat krijojnë dhe mbajnë dokumentacione jo në rregull, si: sh*tje pa destinim-personave fizikë, blerje nga personat fizikë, mos-dokumentim dhe dokumentim fiktiv, mall pa prejardhje-origjinë, fryrje të shpenzimeve, lëshim të kuponëve fiskal nga distributorët, nënvlerësim të çmimeve nga importi, moslëshim të kuponëve fiskal, mbajtje të stoqeve dhe saktësinë e tyre, dokumentimet tjera jo-reale, kreditim dhe humbje të vazhdueshme, do të jenë në fokusin e ATK-së, derisa të arrihen objektivat për krijimin e një klime të volitshme për të gjitha bizneset.

Administrata Tatimore e Kosovës, vlerëson se numri i tatimpaguesve, të cilët krijojnë dhe mbajnë dokumentacionin jo në rregull është i konsiderueshëm, i cili shkakton efekte negative në aktivitetet biznesore, krijon klimë jo konkurruese dhe
jolojale për vet operimin e biznesit dhe njëkohësisht krijon humbje për buxhetin e Kosovës.

Në identifikimin e rasteve të tilla, ATK-ja në bazë të kompetencave është e autorizuar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të librave dhe regjistrave të tatimpaguesve dhe përcaktimit të drejtë të detyrimeve tatimore.

Vetëm tatimpaguesit, të cilët vullnetarisht mbajnë dhe prezantojnë librat dhe regjistrat në përputhje me legjislacionin tatimor, nuk do të bëhen objekt ndëshkimi nga ana e ATK-së.

Tatimpaguesit të cilët nuk kanë përmbushur vullnetarisht detyrimin e tyre - mbajtjen dhe prezantimin e librave dhe regjistrave, i ftojmë që vullnetarisht të bëjnë korrigjimet e nevojshme për të reflektuar gjendje reale mbi afarizmin e tyre, sepse në këtë mënyrë Ligji për Administrimin e Procedurave Tatimore, ju ofron lehtësira për tatimin shtesë të pa deklaruar me kohë.

Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve.

10/02/2025

Për deklarim të saktë dhe profesional të tatimit për të ardhurat vjetore nevojitet asistenca e profesionistëve të kontabilitetit dhe taksave.

Afati i deklarimit: 31.03.2025
Kontakti: +383 44 666 577
MS FINANCA

04/01/2025

Regjistro mallrat në stoqe!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri më datë 10 janar të vitit 2025.

Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës.

Shënimet e regjistrimit të mallrave, përfshijnë treguesit vijues sipas tabelës.

Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.

Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Want your business to be the top-listed Accountant in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Pristina
10000