Kontabilisti

Kontabilisti

Share

👤 Naser Sadiku
📊 Kontabilist i Çertifikuar
📞 +383 49 293 434
✉️ [email protected]

25/07/2026

âť“ Pyetje:

Përshëndetje,

Ju lutem, a mund të më njoftoni se, pas hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 500 € bruto nga 1 korriku 2026, sa është shuma minimale e kontributeve pensionale që duhet të deklarojnë dhe paguajnë bizneset e vogla individuale që deklarojnë përmes formularit IS?

✅ Përgjigje:
Me hyrjen në fuqi të pagës minimale prej 500 € bruto, duke filluar nga 1 korriku 2026, baza minimale për kontributet pensionale të personave të vetëpunësuar ndryshon.

Për personat e vetëpunësuar që deklarojnë përmes formularit IS (Bizneset e Vogla Individuale), kontributet pensionale përcaktohen si më poshtë:

Minimumi: 30% e pagës minimale, që nga 1 korriku 2026 është 150 € për çdo tremujor (30% × 500 €).
Maksimumi: 600 € për çdo tremujor.

Prandaj, duke filluar nga 1 korriku 2026, shuma minimale e kontributeve pensionale që mund të deklarohet është 150 € për tremujor, ndërsa shuma maksimale është 600 € për tremujor, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Fondet Pensionale dhe sqarimet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

25/07/2026

âť“ Pyetje
Kam nje pyetje per blerjen e tokave, pronave dhe aseteve te tjera nga nje biznes kur ato i blen nga nje person fizik jo-afarist. Konkretisht, a ka obligim per te zbatuar tatimin e mbajtur ne burim ne shkallen prej 1% sipas Nenit 32 te ligjit per Tatimin mbi te Ardhurat e Korporatave Nr. 06/L-105, per pagesat ne rastin kur biznesi blen nje t**e, objekt, veture apo aset tjeter nga personi fizik jo-afarist.

✅ Përgjigje
Sipas nenit 32, paragrafit 1 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar tatimi i mbajtur në burim për kategoritë e veçanta, përfshirë pagesat për personat fizik jo afarist:

“ 1. Çdo tatimpagues që bënë pagesa për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve recikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to, është i obliguar të mbajë tatimin në burim në shkallën prej një përqind (1%) në bruto pagesë, në momentin e pagesës.”

Qartë është sqaruar se kush bie ne këtë kategori “ tatimpagues që bënë pagesa për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve recikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to”. Blerja një t**e, objekt, veture apo aset tjetër nga personi fizik jo-afarist, e cila do të shfrytëzohet për nevojat e operimit të biznesit nuk i nënshtrohet tatimit të mbajtur në burim për kategori të veçanta me normën 1%.

24/07/2026

âť“ Pyetje:
Përshëndetje,
Ne kemi kontratë me Komunën e Malishevës për bartjen (transportin) e personave që janë në dializë.
Pyetja ime është: a duhet ta faturojmë Komunën me TVSH apo pa TVSH për këtë kategori të shërbimit, përkatësisht për transportin e personave në dializë?

✅ Përgjigje
Sipas nën-paragrafit 1.15 paragrafi 1 neni 27 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, shërbimet e transporti për personat e sëmure janë furnizime të liruara prej TVSH-së pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së se zbritshme:

1.15. furnizimi i shërbimeve të transportit për personat e sëmurë apo të lënduar me automjetet e disenjuara në mënyrë speciale për atë qëllim, nga organi i autorizuar;

Në rast se automjeti është i dizajnuar (përshtatur) me qëllim të ofrimit të transportit për këtë kategori të pacienteve, faturimi duhet të jetë pa TVSH duke e konsideruar si furnizim të liruar prej TVSH-së dhe si furnizimi i tillë paraqitet në rubrikën [9] të Deklaratës për TVSH, ndërsa në blerje nuk do të keni TVSH të zbritshme.

24/07/2026

âť“ Pyetje:
Përshëndetje,
Ne jemi një biznes Auto Sallon dhe së fundmi në plac kemi pasur një aksident me një veturë, e cila ishte mall për sh*tje. Kompania e sigurimit na ka ofruar kompensim të dëmit në vlerë prej 16,000 euro për këtë veturë.

Pyetja jonë është: Si duhet të tatohet kjo shumë? Gjithashtu, pasi vetura të riparohet dhe të sh*tet, a mund të sh*tet nën çmimin e kostos?

✅ Përgjigje:
Bazuar në nën-paragrafin 1.2. të nenit 61 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, për mallrat të cilat kanë qenë të siguruara, për vlerën e kompensuar prej kompanisë së sigurimit duhet të zbatohet TVSH:

“1.2.Nëse mallrat për të cilat nuk zbatohet rregullimi i TVSH-së së zbritshme sipas këtij neni personi i tatueshëm përfiton dëmshpërblim për arsye të sigurimit të mallit, atëherë për vlerën e përfituar, personi i tatueshëm llogarit TVSH. Vlera e tatueshme në këtë rast është vlera e përfituar minus TVSH përkatëse.”

Vlera e kompensuar prej kompanisë së sigurimeve duhet të njihet e hyre për qëllime të TVSH-së, dhe TVSH që duhet të paguhet është vlera që kalkulohet përmes aplikimit të koeficientin të normës standarde të TVSH-së. Po ashtu kompensimet e tilla duhet të njihen si të hyra edhe për qëllime të tatimit në të ardhura. Sh*tja veturës si në këto raste si veturë e aksidentuar mund të jetë edhe nën çmimin e kostos.

22/07/2026

âť“ Pyetje
Bazuar ne ligjin 04/L-054 per statusin dhe te drejtat e familjareve te deshmorve,invalideve,veteraneve dhe pjestarve te UÇK-se dhe familjeve te viktimeve civile te luftes, per invalidet e e UÇK-se te cilet kan shkalle te invaliditetit prej 45 % dhe te cilet marrin pension te invalidit te UÇK-se sipas vendimit te leshuar nga Ministria e Punes dhe Mirqenjes Sociale ne rastin kur keta persona fizik punesohen a jane te liruar nga tatimi ne page dhe nga pensioni ne baze te kesaj page ?

✅ Përgjigje
Neni 8, paragrafi 1, nën paragrafi 1.12 i Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton të ardhurat e përjashtuara:

“1.12. pagat e personave me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori,”

Pagat e personave me nevoja të veçanta, të parapara me Ligjet përkatëse, janë të ardhura të përjashtuara.

Neni 11, paragrafi 5 i Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016, për zbatim të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton të ardhurat e përjashtuara:

“5. Neni 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.12 i Ligjit, përcakton se paga e personit me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori, është e ardhur e përjashtuar nga Tatimi në të Ardhura Personale.

5.1. Paragrafi 5 i këtij neni aplikohet vetëm në rastet kur i punësuari posedon dëshminë nga autoriteti kompetent, e cila vërteton statusin e tij.”

Paga e personit (të punësuarit) me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori, është e ardhur e përjashtuar nga Tatimi në të Ardhurat Personale, pra, aplikohet vetëm në rastet kur i punësuari me nevoja të veçanta posedon dëshminë nga autoriteti kompetent, e cila vërteton statusin e tij.

Në sistemin elektronik EDI, për personat me nevoja të veçanta duhet të përfshihet kontributi pensional, por jo tatimi në paga, pra te kolona e tatimit në paga duhet të zgjidhet opsioni JO tatim në paga.

20/07/2026

âť“ Pyetje
Pershendetje, Shpresoj te jeni mire. Kemi nje pyetje sa i perket periudhes se arkivimit te dokumentave te kompanise per periudhat e paracaktuara sipas ligjit? A vlen ne kete rast arkiva elektronike? Faleminderit paraprakisht.

✅ Përgjigje
Me paragrafin 1,2,3 të nenit 6 te ligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpaguesi duhet të mbajë librat dhe regjistrat në pajtim me legjislacionin tatimor në fuqi:

Tatimpaguesi duhet të mbajë librat dhe regjistrat në pajtim me legjislacionin tatimor në fuqi. Një person i cili ka detyrim të paguajë ose të mbajë në burim tatime dhe kontribute, krijon regjistra të llogarive me shkrim ose në formë elektronike, të cilat përcaktojnë detyrimin e tyre për pagesë.


Librat dhe regjistrat që kërkohen për t’u përgatitur dhe mbajtur, janë të njëjta me ato të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi. ATK mund të kërkojë nga tatimpaguesi të përkthejë çdo regjistrim që nuk është paraqitur në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. ATK përcakton formatin e mbajtjes së regjistrave si dhe kriteret që duhet t’i përmbajnë softwaret që përdorin bizneset për sh*tjet me shumicë dhe pakicë.


Pavarësisht nga kërkesat për mbajtjen e regjistrave të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi:
3.1. një person i cili ka detyrë të krijojë regjistra sipas këtij Ligji, mban ato regjistra për një periudhë prej së paku gjashtë (6) vite pas përfundimit të periudhës tatimore kur ka lindur një detyrim i tillë tatimor përkatës;

3.2. regjistrat që lidhen me pasuritë që janë të zhvlerësueshme gjatë një periudhe prej më shumë se gjashtë (6) vjet, duhet të mbahen për jetëgjatësinë e zhvlerësueshme të pasurive, plus një vit shtesë;

3.3. regjistrat e lidhura me pasuritë që kërkojnë përcaktimin e bazës për trajtimin e fitimeve kapitale apo përcaktimin e fitimit me sh*tjen e tyre, duhet të mbahen derisa pasuritë e tilla të jenë sh*tur apo ekspozuar me plus gjashtë (6) vite shtesë;

3.4. regjistrat që lidhen me aktivitetin e kontratave afatgjate të ndërtimit, duhet të ruhen me plus gjashtë (6) vite nga përfundimi i projektit;

3.5. Administrata Tatimore e Kosovës mund të lejoj tatimpaguesin, kundrejt kërkesës së tij, të ruajë regjistrat origjinalë në mikrofilm apo mjet tjetër për ruajtje të dhënash, dhe regjistrat e tilla trajtohen sikur të ishin regjistrat origjinalë duke iu nënshtruar të gjitha kushteve të specifikuara nga ATK;

3.6. regjistrat e kërkuara për t’u krijuar dhe mbajtur sipas këtij neni, lidhen me periudhat tatimore të specifikuara në legjislacionin tatimor në fuqi. ATK mund të lejoj tatimpaguesin të mbajë regjistra për periudha të ndryshme tatimore aty ku beson se kjo është e nevojshme për operimin efikas, dhe në rast të tillë ATK specifikon zbatimin e atyre ligjeve për të siguruar që ATK, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: FKPK) apo ndonjë fond tjetër i ngjashëm, nuk janë cenuar negativisht.

3.7. regjistrat që lidhen me shërbimet elektronike duhet të mbahen për një periudhë prej së paku dhjetë (10) vite pas përfundimit të periudhës tatimore kur janë ofruar shërbimet elektronike.

3.8. regjistrat që lidhen me transaksionet e arit të investueshëm duhet të mbahen për një periudhë prej së paku dhjetë (10) vite

Tatimpaguesi mund t’i mbaje librat dhe regjistrimet në formën elektronike apo mënyrë tjetër, mirëpo, libra dhe regjistrimet e tatimpaguesit do të duhet të jenë të gatshme me kopje fizike në çdo kohë që të njëjtat kërkohen nga Administrata Tatimore e Kosovës.

20/07/2026

âť“ Pyetje
Pershendetje, Jam avokat dhe momentalisht jam i regjistruar ne tvsh dhe ne te ardhura reale. Jam i interesuar per sherbime te punes te blej nje veture ne emer te biznesit. E di qe nese blehet veture luksoze, llogaritja e zbritjes nga TVSH eshte 50% e vleres se tvsh.

✅ Përgjigje
Sipas nenit 15, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 05/L-028 për TAP është përcaktuar dispozita e përgjithshme e shpenzimeve të lejuara:

“1. Në varësi të dispozitave të këtij neni, lejohen si zbritje nga të ardhurat e përgjithshme të krijuara nga pasuria e paprekshme, qiratë apo aktivitetet afariste shpenzimet e paguara ose të shkaktuara gjatë periudhës tatimore që janë tërësisht, vetëm dhe drejtpërdrejt të lidhura me aktivitetet e tilla që gjenerojnë të ardhura, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit.”

Gjithashtu, sipas nenit 15 paragrafi 5 të Ligjit Nr. 05/L028 për TAP është përcaktuar kushti ligjor për njohjen e shpenzimeve:

“5. Nuk do të lejohet zbritje për ndonjë shpenzim derisa nuk dokumentohet në mënyrën e kërkuar me akt nënligjor të lëshuar nga Ministri.”

Në anën tjetër, sipas nenit 43, paragrafi 2.2 të Ligjit Nr. 05/L-028 për TAP është përcaktuar mënyra e pagesës se tatimit për bizneset që tatohen në të ardhura reale:

“2.2. Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga aktivitete afariste që tejkalojnë pesëdhjetë mijë euro (50.000 €) dhe tatimpaguesit që kërkohet apo që zgjedhin sikur që është paraparë në paragrafin 2 të nenit 33, të mbajnë librat dhe regjistrimet të përmendura në nenin 33 paragrafin 5 të këtij ligji, duhet të paguajnë paradhënie:

2.2.1. një të katërtën (1/4) e detyrimit të përgjithshëm tatimor për periudhën tatimore në vijim bazuar në të ardhurën e tatueshme të vlerësuar dhe të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur në burim gjatë tremujorit që lidhen me ato të ardhura në përputhje me legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale; apo

2.2.2. për periudhën e dytë dhe periudhat vijuese tatimore për të cilat tatimpaguesi bënë pagesën sipas këtij paragrafi, së paku një të katërtën (1/4) e njëqind e dhjetë përqind (110%) të detyrimit të përgjithshëm tatimor të periudhës paraprake, për periudhën aktuale të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur në burim gjatë tremujorit që lidhen me ato të ardhura në përputhje me legjislacionin përkatës për Tatimin në të Ardhurat Personale.”



Sipas nenit 48, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 05/L-028 për TAP është përcaktuar obligimi i dorëzimit të deklaratës vjetore:

“ 4. Tatimpaguesit prej të cilëve kërkohet dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore, së bashku me atë deklaratë dorëzojnë shumën përfundimtare të tatimit që duhet të paguhet. Shuma përfundimtare e tatimit që duhet të paguhet është dallimi ndërmjet shumës së përgjithshme të tatimit të papaguar për periudhën tatimore të përcaktuar në përputhje me këtë ligj dhe shumës së përgjithshme të kredive në tatim sipas nenit 47 të këtij ligji.”

Biznesi i cili tatohet në bazë të të ardhurave reale, shpenzimet e veturës e cila është në pronësi të biznesit (për derivate, mirëmbajtje, etj.), lejohen si të zbritshme pjesa e shpenzimeve e cila dokumentohet.

Ndërsa, për qëllime te TVSH-së, nëse vetura e blere do te përdoret edhe për qëllime biznesore dhe personale si dhe faturat e blerjes së derivateve dhe servisimit është në emër të biznesit, ju do të keni të drejtën e zbritjes së TVSH-së se zbritshme ashtu siç është përcaktuar në nën-paragrafin

5.2. paragrafi 5 neni 36 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar:

“5.2. vlera totale e blerjes dhe shpenzimet rrjedhëse lidhur me veturat e shfrytëzuara edhe për qëllime personale, njëkohësisht për qëllime biznesi. Në këto raste e drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme lejohet deri në pesëdhjetë përqind (50%).”

E drejta për të zbritur TVSh–në e zbritshme, pra edhe pjesa prej 50% e TVSh-së së detyruar ose te paguar ne lidhje me to duhet te jete e arsyetuar dhe e dëshmuar nga tatimpaguesi se vetura është përdorur për qëllime biznesore.

20/07/2026

âť“ Pyetje
Si duhet të veprojmë kur kemi punëtorë të rregullt nga Republika e Shqipërisë?
Ne i regjistrojmë këta punëtorë dhe ua mbajmë tatimin në burim. A duhet që për ta t'i deklarojmë dhe t'i paguajmë edhe kontributet pensionale?
Në rastin e parë, si duhet të veprojmë kur punëtori ka leje qëndrimi të përkohshme në Kosovë?
Ndërsa, si duhet të veprojmë kur punëtori nuk ka leje qëndrimi të përkohshme, por udhëton çdo ditë nga Kruma në Gjakovë dhe punon te ne? A duhet që edhe për këta punëtorë t'i deklarojmë dhe t'i paguajmë kontributet pensionale?

✅ Përgjigje
Neni 38 i Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton mbajtjen në burim të tatimit në paga dhe të kontributeve:

“1. Secili punëdhënës është përgjegjës të mbajë në burim tatimin nga pagat e tatueshme të paguara punëtorëve të tij, duke përfshirë edhe pagesat për shërbimet profesionale, teknike, të menaxhimit, financiare, pagesat për kontratat mbi vepër, pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve, agjentëve të varur etj, gjatë çdo periudhe të listë pagesës për të cilën të ardhurat e tyre janë paguar.

Punëdhënësi kryesor i një të punësuari, mbanë një shumë për periudhën e duhur sipas listë pagesave, në përputhje me shkallët parapara në nenin 6 të këtij ligji. Tatimi synues për muajin e caktuar do të zbritet për shumën e mbajtur në burim nga punëdhënësi kryesor për muajin paraprak brenda vitit.
Punëdhënësi i cili nuk është punëdhënës kryesor i të punësuarit, mban në burim një shumë të barabartë me dhjetë për qind (10%) të pagave të tatueshme për secilën periudhë tatimore.
Pensionet e paguara nga apo për interes të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, apo nga një fond i autorizuar plotësues i pensioneve i rregulluar me legjislacionin përkatës mbi kontributet pensionale, si dhe sigurimet shëndetësore sipas Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, i nënshtrohet mbajtjes së tatimit në burim nga paguesi i pensioneve si dhe sigurimeve shëndetësore, të tilla në shkallët e parapara në nenin 6 të këtij ligji”.


Punëdhënësi është i obliguar që për të punësuarit e tij të mbajë tatimin në burim në paga dhe kontribute pensionale. Nëse të punësuarit janë të rregullt, pra të punësuar primar, atëherë punëdhënësi obligohet të deklarojë dhe paguajë tatimin në paga, duke u bazuar në normat tatimore. Mirëpo, nëse të punësuarit janë sekondar, atëherë punëdhënësi obligohet që të deklarojë dhe paguajë tatimin në paga me shkallën 10%.



Nën paragrafët 6.13 dhe 6.14 të nenit 6 të Ligjit Nr. 04/L-101 për Pensionet në Kosovë, përcaktojnë mbledhjen e kontributeve për financimin e pensioneve të kursimeve individuale:

“6.13. Pagesa e kontributeve është e detyrueshme për të gjithë banorët e punësuar të Kosovës deri në moshën e pensionimit .

6.14. Me përjashtim nga paragrafi 6.13 të këtij neni, kontributet nga të punësuarit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, nuk janë të lejuara.”

Punëdhënësi obligohet të mbaj tatimin në Burim në paga, pra të deklaroj dhe paguaj tatimin në Paga për ju, por jo edhe Kontributin Pensional.

20/07/2026

âť“ Pyetje
Biznesi është në pronësi të një shtetasi turk, i cili ka lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë dhe jeton në Kosovë. A është i obliguar ky biznes i vogël të regjistrohet në TVSH që në fillim të aktivitetit të tij?
✅ Përgjigje
Me paragrafin 1 të nenit 4 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar kuptimi i aktivitetit ekonomik për qellmë të TVSH-së:

“1. Person i tatueshëm është secili person i cili është, ose kërkohet që të regjistrohet për TVSH dhe i cili në mënyrë të pavarur zhvillon një aktivitet ekonomik në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, pavarësisht nga qëllimi ose rezultati i atij aktiviteti ekonomik. Çdo aktivitet i prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, të profesioneve, duhet të konsiderohet si aktivitet ekonomik. Eksploatimi i pasurisë së prekshme dhe të pa prekshme me qëllim të krijimit të të ardhurave nga ato në baza të rregullta, në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik.”

Kuptimi i aktivitetit ekonomike është sqaruar edhe me dispozitat e nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015:
“1. Person i tatueshëm është çdo person qoftë ky individ, person fizik ose juridik, ose i organizuar në do formë tjetër të njohur nga legjislacioni në Kosovë, i cili në mënyrë të pavarur kryen veprimtari ekonomike sipas kuptimit të Ligjit, pavarësisht vendit, qëllimit, ose rezultatit të kësaj veprimtarie. Për TVSH nuk është i rëndësishëm rezultati (humbje/fitim) i veprimtarisë ekonomike. Një person është i detyruar për t’u regjistruar për TVSH, kur personi në mënyrë të pavarur kryen aktivitet ekonomik në Kosovë, në pajtim me nenin 4 të Ligjit dhe qarkullimi i të cilit (duke përfshirë edhe qarkullimin e furnizimeve të liruara të TVSH-së) në tërësi, brenda vitit kalendarik, e tejkalon vlerën prej 30,000€. Elemente që nuk ndikojnë në përcaktimin e të qenit personi i tatueshëm janë: mungesa e fitimit, statuti i personave ose forma e organizimit, përgjegjësia ndaj llojeve të tjera të tatimeve, kryerja efektive ose jo e pagesës së TVSH-së.

Në kuptim të nenit 4 të Ligjit, veprimtari ekonomike është çdo veprimtari e kryer nga prodhuesit, tregtarët, personat që furnizojnë mallra ose shërbime, përfshirë veprimtarinë e minierave, bujqësore dhe aktivitetet profesionale. Gjithashtu, konsiderohet veprimtari ekonomike shfrytëzimi i pasurisë së trupëzuar ose të patrupëzuar, kur bëhet me qëllim të realizimit të të ardhurave me karakter të vazhdueshëm. Me pasuri të trupëzuar dhe pasuri të patrupëzuar kuptohen aktivet materiale (të luajtshme dhe të paluajtshme) dhe aktivet jo-materiale.
Nocioni i pavarësisë në lidhje me cilësinë e personit të tatueshëm:
3.1. Të qenit person i tatueshëm me TVSH rrjedh nga realizimi në mënyrë të pavarur i transaksioneve që lidhen me një aktivitet ekonomik, siç përcaktohet në nenin 4 të Ligjit.

3.1.1.Personat që veprojnë në mënyrë të pavarur janë ata që ushtrojnë një aktivitet nën përgjegjësinë e tyre dhe gëzojnë liri të plotë në organizimin dhe zbatimin e veprimeve që përmban ky aktivitet.

Personi i tatueshëm duhet të posedoj numrin fiskal, i cili do t’i paraprijë regjistrimit për TVSH. Aktiviteti ekonomik siç është referuar në paragrafin 1 të këtij neni, duhet në veçanti t’i referohet aktivitetit të vazhdueshëm i cili kryhet me qëllim të furnizimeve për konsideratë.”

Personi i cili zhvillon aktivitete të vazhdueshme ne mënyrë të pavarur dhe nëse brenda vitit tejkalon qarkullimin prej 30,000€ është i obliguar që të regjistrohet në TVSH, siç është përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 6 të këtij ligji, citojmë:

Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nëse brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej tridhjetëmijë euro (30.000€). Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e qarkullimit, do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së.
Regjistrimit në TVSH që obligon biznesin për tu regjistruar në TVSH me kalimin e pragut të gjitha bizneset mund të regjistrohen në TVSH edhe në mënyrë vullnetare ashtu siç është e përcaktuar me nenin 8 të këtij ligji.

Vetëm për bizneset e jashtme regjistrimi në TVSH duhet të bëhet nga fillimi i regjistrimit të biznesit përcaktuar me paragrafin 7 dhe 8 neni 6 të këtij ligji, citojmë:

“7. Personat e huaj që zhvillojnë aktivitet ekonomik në Kosovë, konsiderohen persona të tatueshëm që nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë.

Njësia e përhershme e personit jo rezident është personi i tatueshëm që nga fillimi i aktivitetit ekonomik në Kosovë. “

Përderisa biznesi me NUI 812205111 është i regjistruar ne ARBK si SHPK, nuk konsiderohet si kompani e huaj apo dege e kompanisë se huaj ne Kosove, pavarësisht shtetësisë se pronarit te kompanisë, regjistrimi ne TVSH behet duke u bazuar ne dispozitat ligjore si më larte. Bizneset e jashtme duhet regjistruar në TVSH, që nga fillimi i aktivitetit ekonomik në Kosovë, pra edhe në rastin tuaj biznesi nuk kërkohet të regjistrohet në TVSH para se të zhvilloj aktivitet ekonomik.

20/07/2026

âť“ Pyetje:
Kemi kontratë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për renovimin e Muzeut Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar.

Pyetja ime është: A jemi të obliguar për TVSH dhe a kemi të drejtë për rimbursim të TVSH-së, duke pasur parasysh se Muzeu Kombëtar dhe Teatri Kombëtar janë institucione të trashëgimisë kulturore dhe janë të liruara nga TVSH sipas legjislacionit të Kosovës?

Neve na intereson të dimë nëse jemi të liruar nga TVSH-ja dhe nëse kemi të drejtë për rimbursim të saj.

✅ Përgjigje
Projektet e financuara prej buxhetit shtetërorë nuk janë të liruara prej TVSH-së, pra janë të tatueshme si çdo projekt tjetër çoftë në furnizime vendore apo importe. Edhe në këtë rast renovimi i Muzeut dhe Teatrit Kombëtare, në rast të financimit më mjetë të buxhetit shtetërorë i nënshtrohen TVSH-së, pavarësisht asaj se janë objektet të trashëgimisë kulturore.

Lirimi prej TVSH-së mund të bëhet vetëm nëse financimi bie në kuadër të dispozitave të nën-paragrafit 3.1. paragrafi 3 neni 33 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, financimi i projekteve të cilat bëhen me donacione duhet të lirohen prej TVSH-së:

“3. Lirime të veçanta:

3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet locale dhe organet tjera të rregulluara”

Me qëllim që projekti të mos ngarkohet më TVSH implementuesi i projektit (Ministria apo autoriteti tjetër shtetëror që financon këto projekte) duhet të ju ofroj dëshmi së financimi është duke u bërë më mjete të financuara nga donacionet, qoftë nga Komisioni Evropian apo ndonjë donator tjetër që është i liruar prej TVSH-së. Në rast të ofrimit të dëshmisë së financimit më donacione ju duhet të faturoni pa TVSH më të drejtën e zbritjes së TVSH-së duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafit 3, nën paragrafit 3.1 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në të kundërtën faturimi që ju bëni duhet të jetë më TVSH.

Want your business to be the top-listed Accountant in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address

Rruga Bill Clinton , Ish Novidomi Nr. 21
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00